☁️
Tiranë 20°C · Vranët 10 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.85 ▲0.39%
ARI 4,216 ▲1.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $83,024 ▲ +0.29% ETH $2,505 ▲ +0.48% XRP $1.4038 ▲ +1.21% SOL $110.0200 ▲ +0.06%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 %
EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967
10 Tet 2026
Breaking
Kosova

Ulutash mban adresimin lamtumirës: Siguria sot, shumë më e mirë se më 1999

Komandanti në shkuarje i misionit paqeruajtës të NATO në Kosovë, KFOR, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, në një adresim lamtumirës, para largimit të tij nga Kosova, ka përkujtuar se sot situata e sigurisë është shumë e mirë se ajo në vitin 1999.

Njëzet e shtatë vjet më parë, në qershor 1999, trupat e NATO-s u dislokuan në Kosovë, me rreth 55 mijë ushtarë nga 36 vende.

Ulutash tha se përmes përkushtimit dhe qëndrueshmërisë, KFOR-i i ka qëndruar besnik parimeve të tij duke qenë i paanshëm, transparent dhe i vendosur në përmbushjen e misionit të tij.

“Sot, situata e sigurisë është shumë më e mirë se në vitin 1999. Organizatat e sigurisë në Kosovë janë zhvilluar dhe janë bërë më të afta. Çdo ditë, Policia e Kosovës, së bashku me EULEX-in, garanton sigurinë publike për të gjitha komunitetet. KFOR-i mbetet reaguesi i tretë i sigurisë: i pranishëm në të gjithë Kosovën, si një forcë që ofron siguri e qetësi, që mbron stabilitetin e arritur me mund dhe është gjithmonë i gatshëm të ndërhyjë nëse ka rreziqe për përkeqësimin e situatës së sigurisë”, ka thënë Ulutash.

Ai ka theksuar se KFOR-i vazhdon në ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe garantimin e lirisë së lëvizjes, teksa ka shtuar se rruga drejt sigurisë së qëndrueshme nuk është ushtarake, por ajo është politike.

“Prandaj, KFOR-i do të vazhdojë të luajë rolin e tij në këtë drejtim, përfshirë mbështetjen e dialogut të lehtësuar nga BE-ja mes Beogradit dhe Prishtinës në të ardhmen. Ky është kuadri për të trajtuar çështjet e pazgjidhura dhe për të kërkuar zgjidhje që respektojnë të drejtat e të gjitha komuniteteve”, ka thënë Ulutash duke shtuar se KFOR-i është një histori suksesi.

Kujtojmë, Ulutash më 14 tetor do të dorëzojë detyrën e tij te kreu i ri i misionit KFOR, gjeneralmajor Roberto Vergori nga Italia

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.