☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.88 ▲0.77%
ARI 4,203 ▼1.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,554 ▼ -1.95% ETH $1,632 ▼ -2.11% XRP $1.1212 ▼ -2.83% SOL $64.6300 ▼ -1.78%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.88 ▲0.77 % ARI 4,203 ▼1.96 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.88 ▲0.77 % ARI 4,203 ▼1.96 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Kronika

Atentati ndaj kreut të Rithemelimit në Vaun e Dejës, ekspertiza: U vendos 50 gr tritol! 6 të shoqëruar nga policia

50 gram lëndë eksplozive ka qenë sasia e vendosur në mjetin e kreu të degës së Rithemelimit në Vaun e Dejës. Ky është konkluzioni i arrirë nga forcat xhenio pas eksperimentimit të mjetit që shpertheu në momentin që Benard Ndreca i dha makinës.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë të nje dite më parë, ku Benard Ndrecës i bënë një atentat me tritol në mjetin e tij, në policinë e Shkodrës janë shoqëruar 6 persona ndërkohë ende nuk ka persona të ndaluar për shpërthimin me eksploziv.Ndërkohë grupi i ekspertizës po analizon në detaje mjetin e Ndrecës për të rënë në gjurmët e 2 autorëve në momentin që montuan lëndën plasëse.

Sidoqoftë, shanset janë të pakta për shkak të shpërthimit. Grupi hetimor ka sekuestruar dhe kamera të tjera të sigurisë në zonë për të parë lëvizje të autorëve pasi janë larguar nga banesa e Ndrecës. Ende dyshimet janë të forta që mjeti mund të jetë shpërthyer me telekomandë. Benard Ndreca në një prenoncim për mediat u shpreh se nuk ka konflikte me askënd dhe se ky është një sulm i hapur politik. Ndreca bëri thirrje që politika të distancohet policia dhe të lënë qytetarët të lirë të votojnë.

Kujtojmë se mëngjesin e djeshëm kreu i Rithemelimit për Vaun e Dejës, Benard Ndreca i ka shpëtuar një atentati me tritol i cili ishte montuar në mjetin e tij tip ‘Audi’. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orëve të para të mëngjesit, në minutat e para kur Ngreca i dha makinës. Shpërthimi ishte i fuqishëm, por duke qenë se lënda plasëse në momentin e shpërthimit kishte rënë në tokë dhe nuk shpërtheu nga vendi ku ishte montuar, Ndreca ja doli të shpëtojë pa dëme.

Fatmirësisht nga atentati pati vetëm dëme materiale. Sipas kamerave te instaluara dy persona të maskuar kane  vendosur 1 orë pas mesnatës një sasi tritoli. Autorët ende nuk janë identifikuar.

Menjëherë dyshja Meta-Berisha e sheh këtë sulm ndaj Ndrecës, (i cili fatmirësisht shpëtoi mrekullisht), si një sulm që vjen nga kryeministri. Ndërkohë, mazhoranca e ka dënuar aktin, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin njëherësh edhe drejtuese politike e qarkut Shkodër, Elisa Spiropali e cila ka bërë thirrje që ngjarja të zbardhet urgjentisht.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.