🌤️
Tiranë 17°C · Kryesisht kthjellët 20 Tetor 2026
S&P 500 7,721 ▲0.4%
DOW 52,487 ▲1%
NASDAQ 26,488 ▲0.21%
NAFTA 97.92 ▼0.63%
ARI 4,142 ▼0.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
₿ CRYPTO
BTC $82,727 ▲ +0.97% ETH $2,445 ▲ +1.89% XRP $1.3272 ▲ +1.99% SOL $106.3900 ▲ +2.21%
S&P 500 7,721 ▲0.4 % DOW 52,487 ▲1 % NASDAQ 26,488 ▲0.21 % NAFTA 97.92 ▼0.63 % ARI 4,142 ▼0.45 % S&P 500 7,721 ▲0.4 % DOW 52,487 ▲1 % NASDAQ 26,488 ▲0.21 % NAFTA 97.92 ▼0.63 % ARI 4,142 ▼0.45 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
20 Tet 2026
Breaking
Bota

ATHINË – Studentët protestojnë kundër kostove të larta të strehimit dhe arsimit

ATHINË, 20 tetor /ATSH-ANA/ – Studentët kanë protestuar sot në sheshin “Sintagma,” në qendër të Athinës, kundër rritjes së kostove të studimeve dhe strehimit.

Protestuesit kanë ngritur një kamp të ri proteste, duke kërkuar masa të menjëhershme për të mbështetur arsimin e lartë publik dhe për ta bërë atë më të përballueshëm.

Përfaqësuesit e shoqatave studentore kundërshtojnë atë që e cilësojnë si kosto të papërballueshme të arsimimit dhe akomodimit.

Ata kërkojnë ndërhyrjen e autoriteteve për të lehtësuar barrën financiare mbi studentët dhe për të garantuar kushte më të mira për vazhdimin e studimeve.

Protesta e sotme shënon fazën e parë të një cikli dyditor demonstratash në kryeqytetin grek.

Nesër pritet t’u bashkohen protestave edhe nxënësit e shkollave, duke zgjeruar mobilizimin kundër kostove të arsimit.

Komiteti Koordinues i Nxënësve të Shkollave të Athinës ka bërë thirrje për një tubim në orën 12:00, përpara godinës historike të Universitetit të Athinës, të njohur si “Propylaea”.

Pas tubimit, protestuesit pritet të marshojnë drejt parlamentit grek.

Demonstratat zhvillohen nën sloganin “Nga Greqia në Francë, luftojmë për arsim publik dhe falas”, duke theksuar kërkesën për garantimin e arsimit si një e drejtë publike.

Në mbështetje të mobilizimit, edhe sindikatat e mësuesve kanë bërë thirrje për grevë.

Protestat pasqyrojnë shqetësimet në rritje të studentëve dhe familjeve për shpenzimet e jetesës, veçanërisht për qiratë dhe kostot që lidhen me ndjekjen e studimeve universitare.

Organizatorët kërkojnë masa konkrete për të siguruar që vështirësitë ekonomike të mos pengojnë aksesin në arsimin e lartë./ /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.