Austria ndalon përdorimin e mediave sociale nën 14 vjeç, një lëndë e re në shkolla për të dalluar të vërtetën nga lajmet e rreme
Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga të miturit nën moshën 14 vjeç. Lajmi u bë i ditur nga zëvendës kancelari Andreas Babler, pas negociatave të gjata në koalicionin qeveritar në lidhje me këtë çështje.
“Është gati e pamundur për prindërit që të kontrollojnë konsumin e fëmijëve të tyre në këto platforma që janë projektuar për t’i bërë të mitur të varur”, theksoi Babler, sipas të cilit qeveria planifikon të fusë në shkolla në lëndë të quajtur Media dhe Demokracia për të ndihmuar studentët që të dallojnë të vërtetën nga lajmet e rreme.
Ndërkohë qeveria britanike ka publikuar një udhëzim, sipas të cilit koha që fëmijët nën pesë vjeç duhet të kalojnë para ekraneve duhet të kufizohet në një orë në ditë, ndërsa ata nën dy vjeç nuk duhet të lejohen vetëm përballë ekraneve.
Udhëzimi i ri i këshillon prindërit që të mos lejojnë fëmijët që të shohin video të shkurtra me ritme të shpejta, dhe iu sugjeron që në vend që t’i lënë fëmijët para kompjuterëve, tabletëve, telefonave celularë dhe televizorit, të kalojnë kohë me ta duke iu lexuar libra ose që të luajnë lojëra të thjeshta, sidomos gjatë vakteve dhe një orë para gjumit. Gjetjet e studimeve më të fundit tregojnë se kur ekspozimi për një kohë të gjatë i fëmijëve ndaj ekraneve dëmton zhvillimin e tyre gjuhësor dhe njohës si dhe atë socio emocional.
/rtsh.al/
The post Austria ndalon përdorimin e mediave sociale nën 14 vjeç, një lëndë e re në shkolla për të dalluar të vërtetën nga lajmet e rreme appeared first on RTSH.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.