Kosova

Kosova dhe shembulli i Bosnjës: Edhe atje fillimisht u krijua Asociacioni, pastaj Republika Srpska

Plani i paqes, sipas Marrëveshjes së Dejtonit në Paris, më 14 dhjetor 1995, mundësoi ndërprerjen e armiqësive mes serbëve, boshnjakëve dhe kroatëve dhe bëri thirrje për krijimin e dy entiteteve politike-territoriale brenda Bosnjës e Hercegovinës (BH): Federata boshnjake, e cila mbulon 51% të territorit të vendit dhe Republikës Serbe të BH-së (Republika Srpska).
Por, si erdhi deri tek krijimi i këtij entiteti politik brenda shtetit të Bosnje Hercegovinës, respektivisht si u krijua Republika Srpska?
Fillimisht serbët e Bosnjës krijuan Asociacionin e Komunave Serbe (AKS) më 36 prill të vitit 1991, i cili përbëhej nga 14 komuna me shumicë serbe.
AKS kishte edhe këshillin me përfaqësues nga secila komunë. Ndërsa në muajin shtator të po atij viti serbët shpallën rajonet autonome brenda Bosnje Hercegovinës, transmeton Telegrafi.
Më 24 tetor krijohet “Asambleja e Popullit Serb të Bosnje-Hercegovinës”, e cila organizon dhe mban referendum në komunat me shumicë serbe për tu pavarësuar nga Bosnja, ku 92 për qind e pjesëmarrësve i ishin përgjigjur pozitivisht shkëputjes nga shteti boshnjak.
Më 9 janar të vitit 1992 deputetët serbë braktisin zyrtarisht parlamentin e Bosnje-Hercegovinës dhe shpallin pavarësinë nga ky shtet.
Më 28 shkurt “Asambleja e Popullit Serb të Bosnje-Hercegovinës” miraton kushtetutën e Republikës Serbe të Bosnje-Hercegovinës, përkatësisht shpallen shtetin brenda shtetit, të njohur sot si Republika Srpska.
Pra, pas episodeve të zymta të verës 1995 dhe pas ndryshimeve të raporteve të fuqisë ushtarake (të mundësuara me krijimin e Federatës Kroato-Muslimane) nënshkruhet marrëveshja e Dejtonit.
Përmes kësaj marrëveshjeje, serbët arritën që të krijojnë edhe një shtet të njohur ndërkombëtarisht brenda federatës së Bosnje-Hercegovinës së sotme. /Telegrafi/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button