Autoboti përplaset me urën në Elbasan, raportohet edhe për rrjedhje gazi, evakuohen banorët! Shkaqet ende të panjohura
Një aksident ka ndodhur në “Urën e Lizës në Mengël të Elbasanit, pas mesnatës së kaluar, ku një autobot është përplasur me strukturën e sipërme të urës (23 shtator).
Pas përplasjes është raportuar për rrjedhje gazi, duke shkaktuar shqetësim për sigurinë e banorëve dhe personave që kanë shtëpitë në afërsi të vendngjarjes.
Për shkak të situatës së krijuar, banorët dhe personat që ndodheshin pranë zonës janë evakuuar përkohësisht, ndërsa autoritetet kanë ndërhyrë për sigurimin e perimetrit dhe shmangien e çdo rreziku të mëtejshëm duke dhënë garanci se nuk kishte asnjë rrezik.
Deri në këto momente nuk ka të dhëna të plota zyrtare mbi rrethanat e aksidentit.
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.