Bota

Automjeti shtyp njerëzit pranë Muzeut të Natyrës, frikë në Londër

Persona të shumtë kanë mbetur të plagosur pasi një makinë goditi këmbësorët në një rrugë pranë Muzeut të Historisë së Natyrës, në Londër.
Policia metropolitane ka bërë me dije se një person është ndaluar lidhur me incidentin, të ndodhur në Exhibition Road, në South Kensington.
Pamje filmike të postuara në Twitter tregojnë një person që mbahet i shtrirë për tokë nga agjentë në uniformë. Një gazetar i BBC në vendin e ngjarjes ka deklaruar se nga policia ka mësuar se lëndimet e shkaktuara nga incidenti janë të vogla.
Policia nuk ka bërë ende një deklaratë lidhur me natyrën e aksidentit, por është mjaftuar duke thënë se ka nisur një hetim për zbardhjen e rrethanave.
Ndërsa një zëdhënës i qeverisë ka deklaruar se kryeministrja Theresa May po vihet minutë pas minuti në dijeni të ngjarjes dhe pasojave të saj.
Niveli aktual për rrezikun nga terrorizmi në Mbretërinë e Bashkuar është “i ashpër”, i dyti më i lartë, që do të thotë se ka të ngjarë që të ndodhin sulme.
Exhibition Road është një zonë e populluar nga turistë dhe ku ndodhet selia e Muzeut Historik të Natyrës, Muzeut të Shkencës dhe Muzeu Victoria & Albert.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button