☁️
Tiranë 16°C · Vranët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 100.79 ▲1.15%
ARI 4,601 ▲1.69%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,897 ▲ +1.56% ETH $2,075 ▲ +3.65% XRP $1.3518 ▲ +1.27% SOL $84.5100 ▲ +2.5%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 100.79 ▲1.15 % ARI 4,601 ▲1.69 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 100.79 ▲1.15 % ARI 4,601 ▲1.69 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Autostrada Tiranë-Elbasan përfundon në dhjetor

Autostrada Tiranë-Elbasan pritet të përfundojë brenda vitit 2017.  Inxhinieri i projektit të autostradës Tiranë-Elbasan, Elton Kallabaku, në një prononcim për ATSH-në bëri të ditur se punimet për ndërtimin e autostradës Tiranë-Elbasan pritet të mbyllen në fund te muajit dhjetor të këtij viti.

Bëhet fjalë për segmentin e parë të autostradës Tiranë–Elbasan, qe fillon nga rrethrrotullimi i TEG Tiranë – hyrje e Tunelit të Krrabës, pasi punimet në dy segmentet e tjera, Tuneli i Krrabës dhe dalje e Tunelit – Elbasan kanë përfunduar.

Punimet për ndërtimin e kësaj autostrade nisën në vitin 2011 për ndërtimin e tunelit, ndërsa punimet për segmentin Nr 1 dhe segmentin Nr 3 kanë filluar në vitin 2012 dhe parashikohej të mbylleshin brenda një periudhe 18-mujore. Por, gjatë ndërtimit të segmentit Nr 1 kanë ndodhur disa rrëshqitje të konsiderueshme në disa zona, të cilat kanë ndikuar për përfundimin e projektit brenda afatit të parashikuar.

Për të financuar koston shtesë të dalë mbi projektin fillestar për shkak të rrëshqitjeve qeveria u detyrua të marrë një kredie tjetër prej 35 milionë e 174 mijë dollarësh nga Banka Islamike e Zhvillimit. 

Sipas relacionit shoqërues të marrëveshjes, bashkë me kredinë e re kostoja totale e projektit për ndërtimin e autostradës Tiranë-Elbasan (tre segmentet) me gjatësi 27 kilometra shkon në 335.2 milionë dollarë amerikane, ose 35.1 milionë dollarë më shumë nga sa ishte parashikuar në projektin fillestar.

Gjatësia totale e rrugës është 27 km, gjerësia është 28 m, me dy karexhata të pavarura me nga dy korsi lëvizje (me gjerësi 3 .75m) dhe me nga një korsi emergjence (me gjerësi 3.00m ) secila.

Pjesë e kësaj rruge është dhe tuneli i Krrabës, i cili përbëhet nga dy tuba (me dy korsi lëvizje secili). Tubi i majtë (drejtimi Elbasan-Tiranë) ka një gjatësi prej rreth 2.32 km dhe tubi i djathtë (drejtimi Tiranë-­ Elbasan) ka një gjatësi prej rreth 2.58 km.

Rruga është e ndarë në tre segmente: segmenti 1 Tiranë – hyrje e Tunelit të Krrabës, segmenti  2 Tuneli i Krrabës, segmenti 3 dalje e Tunelit – Elbasan. Ndërtimi i kësaj rruge financohet nga Banka Islamike për Zhvillim, Fondi Abu Dhabi dhe OFID (OPEC) dhe qeveria shqiptare.

Punimet për ndërtimin e Tunelit të Krrabës kanë nisur në muajin prill 2011 dhe kanë përfunduar plotësisht në muajin mars 2013. Tuneli është i hapur për trafikun dhe menaxhimi tij po kryhet nga Qendra e Operimit e ngritur pranë këtij Tuneli.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.