☁️
Tiranë 8°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.24 ▲0.01%
ARI 4,355 ▼4.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855
₿ CRYPTO
BTC $67,700 ▼ -1.75% ETH $2,044 ▼ -2.02% XRP $1.3796 ▼ -2.16% SOL $85.9700 ▼ -1.47%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.24 ▲0.01 % ARI 4,355 ▼4.8 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.24 ▲0.01 % ARI 4,355 ▼4.8 %
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855
23 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Autostradat, gati baza ligjore për dhënien me konçension

647364492lajmetari647364492 Situata e krijuar në infrastrukturën rrugore nacionale(autostradat), të cilat aktualisht janë në kushte të papërshtatshme dhe që kanë ndikuar negativisht në lëvizjen e lirë të mjeteve e të njerëzve, me pasoja shpesh herë të rënda, jo vetëm për shëndetin dhe jetën e qytetarëve, por edhe për pasurinë shtetërore dhe private ka shtyrë autoritet shtetërore të hartojnë ndryshimet në ligjin “Për koncensionet dhe partneritetin publik privat”.
Qeveria ka gati ndryshimet në ligj të cilat i ka depozituar në Kuvend. Në relacionin shoqërues të p/ligjit, thuhet se “del e domosdoshme dhe emergjente marrja e një sërë masave për rehabilitimin, mirëmbajtjen dhe operimin e akseve rrugore, të cilat duhen shoqëruar me masa dhe procedura ligjore të menjëhershme, ku të parashikohet jo vetëm realizimi procedural i dhënies me koncension të këtyre akseve, por edhe futja e shërbimeve të tjera që i shërbejnë buxhetit të shtetit, siç është vendosja e instalimeve për mbledhjen e tarifave për kalimin e automjeteve në këto akse rrugore”.
Në p/ligj përcaktohet se akset kryesore rrugore të vendit kanë nevojë për rehabilitim dhe ndërtime të reja, të cilat do të shoqërohen me punime gjeoteknike përkatëse dhe projekte të veçanta për çdo rast.
“Këto projekte do të kryhen vetëm nepërmjet dhënies me koncension në kuadër të partneritetit publik privat, duke bërë të mundur zgjerimin e nivelit të shërbimeve, rritjen e cilësisë dhe sigurisë në interes të publikut dhe të shtetit”, citohet p/ligji. Për shkak të emergjencës që paraqet rregullimi i kësaj situate, është ndërhyrë në ligjin, “Për koncensionet dhe partneritetin publik privat”, pikërisht në nenin 5, të tij, ku parashikohen përjashtimet e rasteve në zbatimin e këtij ligji. Një iniciativë e tillë është bazuar edhe në studimin e praktikave më të mira që zbatohen sot në fushën e koncensioneve në vendet e BE-së e më gjerë, në bashkëpunim edhe me ekspertët e IFC-së.

Me këtë projektligj, krijojmë mundësi , thuhet në relacion, për zbatimin e rregullave dhe procedurave të qarta e të shpejta, nëpërmjet të cilave sigurohet financimi, ndërtimi dhe mirëmbajta e infrastukturës rrugore nacionale, në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet sektorit publik dhe atij privat. Kjo ndërhyrje nuk përfshin të gjitha koncensionet për rrugët, por vetëm ato për raste të veçanta dhe të një rëndësie të madhe për infrastrukturën nacionale rrugore të vendit.
Një nga akset e para, i cili mendohet se do të kalojë me koncesion te privatët, është rruga Durrës-Kukës. Një tjetër aks, që mund të bëhet me pagesë, është edhe ai Tiranë-Elbasan

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.