roze

Avicii: Turi i 2016 do të jetë i fundit

Tim Bergling, DJ suedez dhe producenti i njohur në skenë me emrin Avicii, thotë se këtë vit do ti japë fund tureve.

Në një mesazh postuar të martën në faqen e tij zyrtare, Bergling thotë se do të vazhdojë të bëjë muzikë, por “kam vendosur se ky i 2016 do të jetë turi dhe spektakli i fundit”.

26-vjeçari thotë se dy javë më parë vendosi të bëjë një ndryshim në stilin e tij të jetës mes tureve anëembanë globit, duke thënë se dëshironte më shumë “jetën reale të personit brenda meje se atë të artistit”. Hitet e tij më të njohura janë “Levels”, “Wake me up” dhe “Hey Brother”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button