Kronika

Avokatët në protestë, bojkotohen seancat gjyqësore

Në të gjithë vendin avokatët zhvilluan një protestë kundër vendimit të Këshillit të Ministrave që përcakton nivelin e pagës së tyre.

Avokatët në Fier bojkotuan seancat gjyqësore civile dhe penale. Shkak është bërë vendimi i qeverisë për rritjen e tarifave të shërbimeve dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore per këtë profesion.

Rreth 60 seanca gjyqësore të planifikuara për këtë të hënë në Gjykatën e Fierit do të shtyhen sepse nuk mund të zhvillohen pa praninë e avokatëve. Duke respektuar parimet penale Dhoma e Avokatisë ka caktuar një avokat të gatshëm për seancat për masë sigurie, ndërsa do të penalizohet çdo avokat që shkel urdhërin e Dhomës Kombëtare të Avokatisë nëse merr pjesë në seancat

Në Fier ushtrojnë aktivitetin e tyre 370 avokatë.

Edhe Dhoma Rajonale e Avokatisë Elbasan i është bashkuar grevës së paralajmëruar nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë e cila kundërshton paketën fiskale të qeverisë ku parashikohet rritja e taksave për profesionaet e lira. Avokatët theksojnë se neës nuk do të mbrojnë të drejtat e tyre nuk do të jenë të aftë të mbrojnë të mbrojnë të drejtat e qytetarëve.

Edhe në Lushnje, avokatet i janë përgjigjur thirrjes së shoqatës për të bojkotuar seancat gjyqësore. Rreth 35 avokatë të Dhomës së Avokatisë së Lushnjes u mblodhën përpara gjykatës, duke u shprehur kundër vendimeve të marra nga qeveria për nivelin e tatimit për sigurimet shëndetësore dhe shoqërore ndaj tyre. Kreu i dhomes se avokatëve në Lushnje, Kozma Jano tha se kjo grevë do të përshkallëzohet në ditët në vazhdim.

Pati edhe avokatë që pohuan se ky vendim është në kundërshtim me Kushtetutën, sepse, sipas tyre nuk mund të përcaktojë qeveria pagën e avokatëve.

Në gjykatën e Lushnjës u zhvilluan me prezencë të avokatëve vetem seancat e vlerësimit të masave të sigurisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button