☁️
Tiranë 15°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 90.69 ▼0.65%
ARI 4,869 ▲0.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
₿ CRYPTO
BTC $74,617 ▲ +0.27% ETH $2,335 ▼ -1.52% XRP $1.3619 ▼ -0.39% SOL $83.8600 ▼ -2.48%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 90.69 ▼0.65 % ARI 4,869 ▲0.39 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 90.69 ▼0.65 % ARI 4,869 ▲0.39 %
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
15 Apr 2026
Breaking
roze

Avokati i “Sony”: “The Interview” do të shfaqet

Filmi “The Interview” do të dalë në dritë herët a vonë. Fjalën e ka dhënë avokati i kompanisë “Sony Pictures”, David Boies.

1419338851theinterviewBoies u shfaq në një program të transmetuesit NBC, dhe deklaroi se komedia që shkaktoi kaq polemika e probleme do të shfaqet. Megjithatë, se si do të shfaqet ende nuk është e qartë.

“Sony vetëm sa e ka shtyrë. Kompania ka luftuar për ta shfaqur këtë film dhe ai do të shfaqet. Se si do të shfaqet, për momentin nuk dihet. Por është e sigurtë se po”, deklaroi Boies.

Avokati foli edhe për komentet e presidentit Obama, i cili kritkoi kompaninë për tërheqjen e filmit nga kinematë pas sulmit elektronik të hakerave koreano-veriorë.

“Mendoj se ajo çka duhet të bëjmë është ta shohim deklaratën e presidentit si një apel, në mënyrë që të gjithë amerikanët të bashkohen kundër asaj që përbën një kërcënim për sigurinë tonë kombëtare”, deklaroi Boies.

“Nëse akte të tilla kriminale të sponsorizuara nga shteti (hakerat e mbështetur nga qeveria koreane) mund të godasin Sony-n, atëherë ata mund të godasin çdo amerikan”, shtoi ai.

Të mërkurën e kaluar, që ishte dhe dita kur studioja kinematografike anuloi shfaqjen në kinema për Krishtlindje, “Sony Pictures” deklaroi se nuk kishte më në plan për ta transmetuar komedinë në ekranin e madh.

Ndërsa të premten, drejtori ekzekutiv i kompanisë, Michael Lynton tha se po shqyrtoheshin një seri alternativash për ta shfaqur filmin në një platformë tjetër.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.