☀️
Tiranë 30°C · Kthjellët 16 July 2026
S&P 500 7,545 ▼0.36%
DOW 52,633 ▼0.05%
NASDAQ 26,014 ▼0.97%
NAFTA 78.76 ▼0.46%
ARI 3,994 ▼1.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085
₿ CRYPTO
BTC $64,374 ▼ -0.88% ETH $1,876 ▼ -1.87% XRP $1.1082 ▼ -0.31% SOL $76.1700 ▼ -1.56%
S&P 500 7,545 ▼0.36 % DOW 52,633 ▼0.05 % NASDAQ 26,014 ▼0.97 % NAFTA 78.76 ▼0.46 % ARI 3,994 ▼1.42 % S&P 500 7,545 ▼0.36 % DOW 52,633 ▼0.05 % NASDAQ 26,014 ▼0.97 % NAFTA 78.76 ▼0.46 % ARI 3,994 ▼1.42 %
EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085
16 Jul 2026
Breaking
Politika

Avokati komenton procesin e zgjedhjeve në PD: Nuk ka garë, ka vetëm emërime nga Berisha!

Zgjedhja e drejtuesve të rinj të PD-së u bë sërish nën farsën e votimeve.

Flamur Noka blindoi pozitat e tij si numri dy i partisë, pas Sali Berishës, duke mbajtur postin e sekretarit të përgjithshëm.

Dhe në vazhdën e ngritjes në pozitë të humbësve, Belind Këlliçi u zgjodh nënkryetar, për meritat e të cilit vetëm Sali Berisha mund të dijë diçka më shumë se demokratët e tjerë.

Avokati Rezart Kthupi ka komentuar zgjedhjen e drejtuesve të rinj të Partisë Demokratike, duke e cilësuar procesin një farsë dhe duke thënë se në këtë forcë politike nuk ka më garë të vërtetë.

I ftuar në emisionin “News Hour” në ABC News, Kthupi u shpreh se zgjedhja e drejtuesve u zhvillua pa garë reale, pasi lista e kandidatëve u shpall pak kohë para votimit.

“Në PD ka kohë që nuk ka garë. Ajo që ndodh në PD nuk është garë. Për sa kohë Sali Berisha shpall listën e kandidatëve dhjetë minuta para votimit, kjo nuk është garë, por është emërim. Në PD gara ka vdekur dhe kushdo që garon, garon pa një vizion politik. Të gjitha ata që nuk ankohen për Sali Berishën, ankohen për Flamur Nokën.

Nuk kanë çfarë t’i “bëjnë gomarit dhe i bien samarit”. Problemi në PD është pakënaqësia ndaj Berishës dhe në momentin kur nuk e shprehin ndaj Berishës, e shprehin për Flamur Nokën”, pohoi ai.

Duke komentuar zgjedhjet në strukturat drejtuese të PD-së, Kthupi theksoi se partia nuk po ofron ndryshim apo vizion të ri dhe në këto kushte nuk mund të falsim për “ripërtëritje”, siç pretendon Sali Berisha.

“Për aq kohë që PD nuk ndryshon asgjë, nuk ka asnjë vizion dhe asnjë risi, atëherë nuk mund ta konsiderojmë këtë si ripërtëritje”, përfundoi ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.