☁️
Tiranë 20°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,717 ▼0.35%
DOW 52,356 ▼0.23%
NASDAQ 26,197 ▼1.33%
NAFTA 101.02 ▼1.71%
ARI 4,031 ▼0.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,452 ▼ -0.11% ETH $2,330 ▲ +0.07% XRP $1.2918 ▼ -1.59% SOL $100.8900 ▲ +0.27%
S&P 500 7,717 ▼0.35 % DOW 52,356 ▼0.23 % NASDAQ 26,197 ▼1.33 % NAFTA 101.02 ▼1.71 % ARI 4,031 ▼0.51 % S&P 500 7,717 ▼0.35 % DOW 52,356 ▼0.23 % NASDAQ 26,197 ▼1.33 % NAFTA 101.02 ▼1.71 % ARI 4,031 ▼0.51 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Kosova

Avokatja e Albert Sylajt në seancë dëgjimore: Ai u vetëdorëzua për hatër të nënës, ishte në gjendje të bënte vetëvrasje

Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti më 28 tetor 2026 ka caktuar masën e paraburgimit Albert Sylajt, i dyshuar për vrasjen e ish-kunatës së tij, Arlinda Zekaj në Vitomiricë të Pejës.

Sipas aktvendimit të Gjykatës të siguruar nga “Betimi për Drejtësi“, të pandehurit Sylaj masa e paraburgimit do t’i llogaritet deri më 27 nëntor 2026.

Sipas vendimit, avokatja e Sylajt, e caktuar sipas detyrës zyrtare- Katarina Voksani, në seancën dëgjimore ka deklaruar se i dyshuari është vetëdorëzuar tek Policia, pasi e ka bindur nëna e tij të cilën e kishte thirrur për “t’ia kërkuar hallallin”, ngase sipas saj, ai ishte gati të vetëvritej.

Aty thuhet se prokurorja Sahide Gashi në seancë dëgjimore tha se Policia Rajonale e Pejës më 27 tetor kanë paraqitur kallëzim penal ndaj të pandehurit, të cilit i kanë paraprirë raportet e hetuesve, e pas vlerësimit të provave kanë nisur hetimet zyrtare në drejtim të të pandehurit.

Gashi kishte thënë në seancë se është vërtetuar dyshimi i bazuar se Sylaj kreu vrasjen e Arlinda Zekajt në mënyrë mizore, nga hakmarrja për ndalimin e vëllait të tij nga Policia, Jeton Sylaj.

E kjo, sipas vendimit, prokurorja ka thënë se vërtetohet edhe bazuar në provat që kanë.

Prokuroria ka arsyetuar se nëse i pandehuri lihet në liri apo i caktohet ndonjë masë alternative, do të arratiset dhe t’i shmanget procedurës penale. Kjo bazuar në faktin që i njëjti pas vrasjes ishte arratisur, dhe marrë për bazë edhe dënimin që mund t’i shqiptohet për veprën që dyshohet, e i cili mund të jetë deri në burgim të përjetshëm.

Më tej, sipas vendimit, prokurorja tha se hetuesia ende nuk ka arritur t’i marrë në pyetje dëshmitarët okularë të rastit: nëna e të pandehurit, vajza e djali i tij, por edhe djali i viktimës (që të gjithë minorë), si dhe bashkëshortja dhe vëllai i tij, Dritoni. Si dhe personat tjerë që janë në dijeni për rrethanat që kanë sjellë deri tek ky rast tragjik (familjarët e të afërmit tjerë të viktimës, dhe pjesëtarët e Policisë që janë marrë me rastet e ndërlidhura).

Aty thuhet se i pandehuri Sylaj po ashtu ka pranuar se posedon një armë pa leje, e cila ende nuk është siguruar. Dhe se sipas ekstraktit mbi dënimet, ai është i dënuar me katër aktgjykime të formës së prerë.

Gjithnjë sipas vendimit, mbrojtësja e Sylajt, avokatja e caktuar sipas detyrës zyrtare- Katarina Voksani, tha se edhe pse është arratisur i mbrojturi i saj, ai me vetëdëshirë është dorëzuar në shtëpinë e tij në Deçan.

“…por se paraprakisht e ka thirrur nënën e tij në telefon duke i kërkuar hallallin e fundit sepse ka qenë në gjendje të bëjë vetëvrasje për një vepër të tillë të cilën e ka kryer, por që nëna si çdo nënë i ka dhënë “në qoftë se dëshiron edhe mua të më shohësh të vdekur, dhe pash gjinin që ta kam japur mos e kryej një akt të tillë por dorëzoju organeve të ligjit, të cilët do ti marrin parasysh të gjitha rrethanat që kanë ndikuar për ndërmarrjen e një veprimi të tillë“, citohet se deklaroi Voksani.

Më tej, thuhet se avokatja deklaroi se me atë rast, me të gjithë familjarët kanë shkuar Njësiti Policor në shtëpinë e të pandehurit për ta arrestuar.

Sipas saj, aty ka qenë edhe vëllai tjetër i Sylajt i cili është në liri, e që policët e kanë sulmuar në mënyrë brutale, duke menduar se është tani i dyshuari.

“I njëjti pas një kohe ka dalur me duar të ngritura lartë dhe ka thënë se unë po vetëdorëzohem për hir të nënës time”, tha Voksani.

Andaj, ajo kërkoi që ndaj Albert Sylajt të caktohet masa e dorëzanisë, ngase sipas saj nuk ekziston rreziku i ikjes dhe se sipas saj, ai ka bashkëpunur me policinë gjatë arrestimit.

I pandehuri Sylaj mbështeti fjalën e avokates dhe nuk shtoi asgjë tjetër.

Më pas, Gjykata gjeti se kërkesa e Prokurorisë për paraburgim është e bazuar, e kjo duke marrë për bazë mënyrën dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale, rrezikun e arratisjes e faktin se ishte arratisur pas rastit, mundësinë e ndikimit në dëshmitarët okularë që s’janë marrë në pyetje ende, si dhe evidencën penale të tij.

Gjykata ka gjetur se masat tjera alternative, përfshirë këtu edhe dorëzaninë e propozuar nga mbrojtja, nuk janë të mjaftueshme për sigurmin e pranisë së të pandehurit në procedurë penale.

Sylaj dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë”, nga neni 173, paragrafi 1, pikat 1.3 dhe 1.4, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). /BetimipërDrejtësi

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.