roze

Baba për herë të nëntë?

Duket se Mel Gibson do të bëhet sërish baba, pasi zërat flasin për një shtatzani të të dashurës së tij, shumë më të re në moshë, Rosalind Ross. 59-vjeçari i “Patriotit” është lidhur me 24-vjeçaren, skenariste filmi, që prek korrikut, ku çifti u pa në Sidnej, teksa filmonin Hacksaw Ridge.

“Rosey papritur vendosi të mos pijë që prej një muaji. Ajo as nuk e pranon dhe as nuk e mohon që është shtatzënë”, thotë një burim për revistën New Idea.

Burimi thotë më tej, se Rosalind ka shprehur gjithnjë dëshirën të bëhet nënë në moshë të re, dhe të ketë tre apo katër fëmijë. Mel Gibson ka aktualisht tetë fëmijë, shtatë me ish bashkëshorten Robyn: Hannah, binjakët Edward dhe Christian, Louis, William, Milo dhe Thomas. Çifti u nda pas 26 vitesh martesë më 2006.

Më pas, Gibson pati një lidhje me pianisten ruse Oksana Grigorieva, 45 vjeçe, dhe në 2009 lindi Lucia, vajza e tyre. Çifti u nda vetmë një vit më pas për shkak të mosmarrëveshjeve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button