Balla acarohet me Bylykbashin: Jo, tani e vazhdojmë ne, do thërrasim ekspertë nga SHBA
Dekriminalizimi i Kuvendit ka acaruar marrëdhënien ndërmjet socialistit Taulant Balla dhe demokratit Oerd Bylykbashi. Njeri N/kryetar dhe tjetri Kryetar i komisionit për dekriminalizimin e Kuvendit, janë përplasur me njeri tjetrin në përfundim të Kuvendit, ku u votua heqja e imunitetit për dy deputetët e mazhorancës, Doshi e Frroku.
Pasi kanë mbledhur Komisionin për Dekriminalizimin, Balla i ka thënë Bylykbashit në mbledhje se nuk do ta kalojnë aq thjesht këtë proces “pastrimi” me “copa letrash” nga drejtoria juridike e PD-ë. Përkundrazi, socialistët do të ftojnë ekspertë ndërkombëtarë nga vendet e BE-së dhe deri edhe nga SHBA-ja për ta thelluar si proces dhe çuar deri në fund.
“Jo, ne do ta vazhdojmë Komisionin, – i tha Balla, Bylykbashit, pasi ai lexoi një deklaratë. – Nuk do ta mbyllim. Prej ditës së parë kemi shprehur gatishmërinë tonë për t’i qëndruar rezolutës dhe ky proces nuk do bëhet nga drejtoria juridike e SHQUP-it po nga eksperiencat e vendeve të zhvilluara.
Kur flasim për ekspertizë, nuk do të marrim thjesht një copë letër sipas jush dhe t’ia nisim Komisionit Europian. Kërkesa ime është që këtë kërkesë t’ia dërgojmë edhe SHBA-së, të dërgojnë edhe ata hetuesit e tyre.
Tani ka vetëm një gjë: Unë nuk jam këtu për të dëgjuar, jam N/kryetar i këtij Komisioni. Pse nuk ndenje sot të votoje në Kuvend? Pse nuk e shprehe vullnetin dhe të bashkëpunoje për dekriminalizimin? Hera e parë pas 20 vjetësh që një parti politike refuzon të mbështesë kërkesën e Prokurorisë për heqjen e imunitetit, një deputeti. Si ka mundësi që bëni shoë? Ua them hapur qytetarëve shqiptarë, – theksoi Balla, – se këta nuk e kanë farë dekriminalizimin e Kuvendit në mendje.”