☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 10 September 2026
S&P 500 7,636 ▼0.48%
DOW 52,381 ▼0.77%
NASDAQ 26,253 ▼0.64%
NAFTA 96.69 ▲0.67%
ARI 4,442 ▼0.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024 EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024
₿ CRYPTO
BTC $78,181 ▼ -0.77% ETH $2,466 ▼ -1.26% XRP $1.3876 ▼ -2.33% SOL $101.0700 ▼ -2.62%
S&P 500 7,636 ▼0.48 % DOW 52,381 ▼0.77 % NASDAQ 26,253 ▼0.64 % NAFTA 96.69 ▲0.67 % ARI 4,442 ▼0.43 % S&P 500 7,636 ▼0.48 % DOW 52,381 ▼0.77 % NASDAQ 26,253 ▼0.64 % NAFTA 96.69 ▲0.67 % ARI 4,442 ▼0.43 %
EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024 EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024
10 Sep 2026
Breaking
Politika

Balla: Disa protestues paguhen nga shërbimet e huaja për të dëmtuar sezonin turistik dhe ekonominë e vendit

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar jashtë Kuvendit për protestën dhe përplasjet e ndodhura mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit, duke thëne se “dështimi i këtij tubimi po kalon në akte dhune”.

Balla akuzoi gjithashtu organizatorët e protestës se paguhen nga shërbime të huaja dhe synojnë të dëmtojnë imazhin e Shqipërisë, veçanërisht gjatë sezonit turistik.

“Unë nuk kam dyshime që e gjithë kjo strategji e një protestë që në dështim e sipër ka shkuar të apelojë te dhuna e përsëritur. Për ta kthyer pas vendin në skenarët e dhunës së vitit 1997 nuk do të ketë mundësi. I gjithë synimi është të dëmtohet sezoni turistik dhe ekonomia. Janë imazhe që bëjnë xhiron e botës pikërisht për të dëmtuar imazhin dhe ekonominë e vendit. Ka persona brenda në protestë që janë pjesë e listapagesave të shërbimeve të huaja që duam të dëmtojnë imazhin dhe ekonominë e Shqipërisë”, tha Balla.

Ai shprehu solidaritet të plotë me efektivët e policisë të lënduar gjatë përplasjeve dhe kërkoi nga drejtësia që të vlerësojë masat ndaj personave të përfshirë në akte dhune.

“Shpreh solidarizim të plotë me policinë dhe i bëj thirrje drejtësisë që të vlerësojë të gjitha ato masa të dhëna, sepse në një vend si Shqipëria, vend anëtar i NATO-s, nuk mund të tolerohet dhuna. Çdo person që godet policinë, godet vetë shtetin”, tha Balla.

Sipas tij, ajo që ka ndodhur gjatë protestës nuk mund të konsiderohet thjesht një reagim simbolik, por përbën akte të dhunshme ndaj institucioneve.

“Këtu nuk bëhet thjesht me vezë, por bëhet fjalë për akte dhune barbare”, u shpreh ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.