⛅
Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët 20 Nëntor 2026
S&P 500 7,176 ▼2.02%
DOW 49,097 ▼2.19%
NASDAQ 23,879 ▼2.25%
NAFTA 82.41 ▼0.04%
ARI 3,572 ▼3.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
₿ CRYPTO
BTC $61,410 ▼ -3.79% ETH $1,734 ▼ -3.98% XRP $0.9450 ▼ -4.4% SOL $70.9900 ▼ -5.06%
S&P 500 7,176 ▼2.02 % DOW 49,097 ▼2.19 % NASDAQ 23,879 ▼2.25 % NAFTA 82.41 ▼0.04 % ARI 3,572 ▼3.09 % S&P 500 7,176 ▼2.02 % DOW 49,097 ▼2.19 % NASDAQ 23,879 ▼2.25 % NAFTA 82.41 ▼0.04 % ARI 3,572 ▼3.09 %
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
20 Nën 2026
Breaking
Politika

Balla: “Prania Besnike” do të shtrihet edhe në diasporë, mbi 122 mijë shqiptarë votuan PS-në më 11 maj

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka bërë të ditur se nisma “Prania Besnike” do të shtrihet edhe te shqiptarët që jetojnë në diasporë, përmes takimeve të drejtpërdrejta dhe komunikimit në platformat digjitale. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla ka rikujtuar zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, ku për herë të parë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit patën mundësinë të votonin nga diaspora.

Sipas Ballës, më shumë se 200 mijë shqiptarë në diasporë morën pjesë në votim, ndërsa mbi 122 mijë prej tyre mbështetën Partinë Socialiste dhe kryeministrin Edi Rama.

“Më 11 Maj 2025 më shumë se 200 mijë shqiptarë në diasporë shprehën me votë vullnetin e tyre se kush duhet ta drejtojë Shqipërinë dhe kush duhet t’i përfaqësojë në Kuvend. Mbi 122 mijë bashkëatdhetarë mbështetën Partinë Socialiste, Edi Ramën për vizionin #Shqipëria anëtare e Bashkimit Europian”, shkruan Balla.

Duke u ndalur te nisma “Prania Besnike”, kreu i grupit parlamentar socialist bëri të ditur se ajo do të shtrihet edhe për shqiptarët jashtë vendit, me qëllim forcimin e komunikimit dhe mbajtjen e lidhjeve me ta.

“Ndaj Prania Besnike do të marrë formë edhe për vëllezërit dhe motrat tona në diasporë. Sigurisht është e pamundur ta bëjmë këtë sy më sy kudo ku janë. Por sa të mundemi, aty ku mundemi, shtuar dhe mundësitë e komunikimit digjital, do ta shtrijmë Praninë Besnike edhe në diasporë”, shprehet ai.

Në përfundim të reagimit, Balla ka theksuar mbështetjen e tij për Partinë Socialiste, duke e cilësuar atë si forcën politike besnike ndaj qytetarëve. “Dhe mos harroni ka vetëm një forcë politike besnike: Partia Socialiste e Shqipërisë”, përfundon reagimin e tij Taulant Balla.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.