☁️
Tiranë 10°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.40 ▼1.34%
ARI 4,042 ▼0.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $79,969 ▼ -1.1% ETH $2,313 ▼ -1.6% XRP $1.2941 ▼ -2.36% SOL $100.0800 ▼ -1.81%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.40 ▼1.34 % ARI 4,042 ▼0.24 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.40 ▼1.34 % ARI 4,042 ▼0.24 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Balluku: Mbrojmë qytetarët 100% nga çmimet e larta të importit të energjisë

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku zhvilloi sot një takim me përfaqësues të prodhuesve të energjisë elektrike, bizneseve të lidhura në tensionin e mesëm dhe atyre në tregun e lirë.

“Energjia ka qenë sektori më sfidues për qeverinë shqiptare, ashtu siç ka qenë për të gjitha qeveritë evropiane gjatë vitit 2022, edhe për shkak të agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës. Por kujtojmë që një krizë energjetike ka nisur që në shtatorin e vitit 2021”, tha Balluku në takim.

“E rëndësishme është që ne si qeveri shqiptare, sipas të gjitha hapave që janë ndjekur, masave që janë marrë, kemi arritur që të mitigojmë problematikën dhe mbi të gjitha kemi arritur që të mbrojmë qytetarët tanë në 100% nga ekspozimi i çmimeve të larta të importit”, theksoi Balluku.

Ajo tha se, “fatkeqësisht, jemi shoqëruar dhe me një vit thatësire të ndjeshme që ka arritur të ndryshojë si situatë vetëm në fund të muajit nëntor, kështu që i gjithë konglomerati i problematikave na ka vënë në vështirësi të jashtëzakonshme, por që janë kapërcyer me sukses”.

Balluku ndër të tjera vlerësoi bashkëpunimin me përfaqësuesit e bizneseve.

“Ne jemi munduar që t’ju japim mbështetjen e duhur në një vit të vështirë, në një vit krize, por nga ana tjetër çfarë është më e rëndësishme kemi pasur edhe bashkëpunimin tuaj, edhe mirëkuptimin”, tha Balluku.

2 Komente

  • SEO Guy 03 Janar 2023, 04:33

    Qytetaret nuk mbrohen vetem nga nje pakete e vogel ekonomike por edhe nga paketa dytesore sociale qe ndikojne ne ulje e nivelit te varferise ne popullate.

  • SEO Guy 03 Janar 2023, 04:44

    Mire do ishte te mbroheshin me teper shtresa ne nevoje sinoer shembull e invalideve te luftes dhe atyre te minierave.

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.