Politika

Bamir Topi kthehet në ‘shtëpi’

Selia e mëparshme e Partisë Demokratike do të shfrytëzohet nga Fryma e re Demokratike e Bamir Topit.

Aktualisht në një pjesë të saj është Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit, një institucion në varësi të bashkisë së Tiranës, që ka edhe pronësinë e godinës.

Top Channel u interesua në bashki për arsyen se pse Frymës së Re Demokratike iu dha pikërisht një pjesë e kësaj godine, kur dihet se kreu i saj është një ndër figurat me profil të lartë politik të dalë nga radhët e demokratëve. Përgjigjen për këtë e dha nënkryetari socialist i bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku.

“Tentativa për të bërë lidhje me historikun e vendeve është pak e çuditshme sepse nëse do të bënim këtë paralelizëm do të thonim që Partia Demokratike tani qëndron tek ndërtesa e SHQUP- it dhe duhet të përmendnim faktin që ka qënë ndertesa e SHQUP-it. Kam përshtypjen që ndërtesat janë ndërtesa dhe janë për funksione publike”, tha Mazniku.

Ligji e detyron Bashkinë e Tiranës që t’i sigurojë një godine çdo partie politike, që ka arritur të marrë të paktën 1 përqind të votave në zgjedhje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button