Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 09 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 99.58 ▲5.48%
ARI 4,768 ▼0.19%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $71,133 ▼ -1.37% ETH $2,179 ▼ -3.45% XRP $1.3313 ▼ -3.66% SOL $82.2100 ▼ -2.7%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 99.58 ▲5.48 % ARI 4,768 ▼0.19 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 99.58 ▲5.48 % ARI 4,768 ▼0.19 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Kronika

Banda e Lazaratit në gjyq, një vit më parë vrau efektivin e RENEA-s

Një vit pas vrasjes në krye të detyrës të oficerit të RENEA-s, Ibrahim Basha, Prokuroria e  Krimeve të rënda mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim 11 të rinj nga fshati Lazarat, të dyshuar si pjesëtarë të grupit që sulmoi policinë e shtetit më 24 qershor 2015.

Mbi ta rëndojnë akuzat e vrasjes për shkak të cilësive të veçanta, vrasje e mbetur në tentative për shkak të cilësive të veçanta ndaj pesë efektivëve dhe prodhim e armëmbajtje pa leje.

Prokuroria e Krimeve të Rënda i thotë gjykatës se vrasja e efektivit Basha është kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Në kërkesë për gjykim, Prokuroria nënvizon se njeriu kryesor i grupit të zjarrit është 21 vjeçari Arbjon Aliko, ndërkohë që i vëllai, Alban Aliko, dy vëllezërit Elvis dhe Bajram Boçi dhe Elson Kozma, janë bashkëpunëtorët e tij në këtë episod.

Të pestë, ata ka dyshime se janë vendosur tek grupi prej nga u qëllua për vdekje oficeri Ibrahim Basha e për këtë arsye mbi ta do rëndojë akuza e vrasjes. Gjashtë të pandehurit e tjerë do t’i nënshtrohen gjykimit për vepra pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal armëmbajtje dhe kundërshtim të policisë.

Prokuroria i thotë Gjykatës se shkak i sulmit ishte synimi i të pandehurve për të ndaluar patrullimin e policisë në Lazarat dhe kthimin e fshatit në një zonë ku mbillej hashash.

Prokuroria shpjegon se administron dy dëshmi të të akuzuarve, Xhuliano Malo dhe Klodian Selimi, të cilët kanë rrëfyer planin për të rrëzuar një mur ndarës gjatë natës dhe se si do të sulmohej policia në të zbardhur të 24 qershorit.

Të akuzuarit kryesorë aktualisht ndodhen në paraburgim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.