☁️
Tiranë 11°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 98.85 ▼1.27%
ARI 4,787 ▼0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,197 ▲ +0.09% ETH $2,151 ▲ +2.55% XRP $1.3513 ▲ +1.12% SOL $81.3000 ▼ -1.62%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 98.85 ▼1.27 % ARI 4,787 ▼0.54 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 98.85 ▼1.27 % ARI 4,787 ▼0.54 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Qeveritare

Banka Botërore do të mbështesë sistemin arsimor në Shqipëri

Dialogu-politik-per-reformen-ne-arsim-3Foto-Flor-Abaza-438x350Drejtorja Rajonale e Bankës Botërore, Ellen Goldstein deklaroi të martën se Banka Botërore do të mbështesë reformën në arsimin shqiptar që ka si synim rritjen e performancës dhe cilësisë. Gjatë konferencës të nivelit të lartë në lidhje me politikat dhe reformat në sistemin arsimor shqiptar, Goldstein theksoi rëndësinë e investimit në arsim, veçanërisht në atë profesional, me synimin final, punësimin e sa më shumë qytetarëve shqiptarë.
Sipas Goldstein, përfaqësueses së BB-së, Shqipëria ka një sfidë në lidhje me papunësinë. “Pjesëmarrja në forcat e punës është e ulët dhe kërkesa është shumë e lartë. Ka një pjesë të madhe inaktiviteti të popullsisë, që nuk është e angazhuar në punë”, tha Goldstein.
Sipas ekspertëve të Bankës Botërore, fëmijët shqiptarë do të përballen me një treg pune i cili ndryshon shpejt për shkak të ndryshimeve në strukturën ekonomike, progresin teknologjik dhe globalizimin. Gjithashtu ky treg do të karakterizohet nga largimet nga punët që kërkojnë krah pune të paspecializuar (punë rutinë ose manuale) dhe nga zëvendësimi i tyre me punë të specializuar; përbëhet nga punë të cilat nuk ekzistojnë sot (4 nga 5 nxënës të shkollave fillore në ekonomitë e zhvilluara do të kenë një punë të re).
Sipas specialistes së lartë për arsimin në Bankën Botërore, Keiko Inoue, një sistem arsimor, i cili investon në mënyrë të zgjuar, investon për të gjithë, është arsimi që duhet të marrin fëmijët shqiptarë për të qenë sa më të mirë përgatitur për tregun e punëve të së ardhmes. Një tjetër sfidë për qeverinë mbetet edhe një shpërndarje më e barabartë e burimeve në të gjitha rajonet, si dhe përmirësim të kushteve të të nxënit me klasa të vogla dhe me më pak nevojë për turne të shumëfishta në shkolla. Banka Botërore sugjeron rritje të pagave të mësuesve dhe përmirësim të trajnimit të mësuesve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.