Banka Botërore: Në vitin 2021 Kina vlerësohet të ketë një rritje ekonomike 8.5%
Ekonomia kineze është në rrugën e duhur për të pasur një rritje me 8.5% gjatë vitit 2021, 0.6 pikë përqindje më e lartë se parashikimi i mëparshëm, thuhet në raportin e Bankës Botërore për perspektivat globale ekonomike, citon “Xinhua”.
Gjatë një konference shtypi, Ayhan Kose, drejtori i grupit “Prospects” të Bankës Botërore, shpjegoi se aftësia e Kinës për të përmbajtur pandeminë mjaft shpejt, mbështetja e rëndësishme politike, si dhe rimëkëmbja në tregtinë globale, janë të favorshme për rimëkëmbjen e fortë të vendit.
Sipas raportit gjysmëvjetor, ekonomia globale pritet të zgjerohet 5.6% në vitin 2021, një rritje prej 1.5 pikë përqindje nga parashikimi i mëparshëm, kryesisht për shkak të kërcimeve të forta nga disa ekonomi të mëdha.