🌤️
Tiranë 28°C · Kryesisht kthjellët 30 May 2026
S&P 500 7,580 ▲0.22%
DOW 51,032 ▲0.72%
NASDAQ 26,973 ▲0.2%
NAFTA 87.36 ▼1.73%
ARI 4,593 ▲1.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1660 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.4912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4701 EUR/TRY 53.4950 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1660 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.4912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4701 EUR/TRY 53.4950 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6081
₿ CRYPTO
BTC $73,732 ▲ +0.67% ETH $2,020 ▲ +1.04% XRP $1.3400 ▲ +2.88% SOL $82.4900 ▲ +1.36%
S&P 500 7,580 ▲0.22 % DOW 51,032 ▲0.72 % NASDAQ 26,973 ▲0.2 % NAFTA 87.36 ▼1.73 % ARI 4,593 ▲1.34 % S&P 500 7,580 ▲0.22 % DOW 51,032 ▲0.72 % NASDAQ 26,973 ▲0.2 % NAFTA 87.36 ▼1.73 % ARI 4,593 ▲1.34 %
EUR/USD 1.1660 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.4912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4701 EUR/TRY 53.4950 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1660 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.4912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4701 EUR/TRY 53.4950 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6081
30 May 2026
Breaking
Ekonomia

Banka Botërore: Shqipëria vijon rritjen ekonomike, por duhen reforma të shpejta

Kreu i Bankës Botërore në Shqipëri tha se ekonomia shqiptare vijon të shfaqë qëndrueshmëri, por për ta ruajtur këtë ritëm dhe për ta kthyer në zhvillim

Kreu i Bankës Botërore në Shqipëri tha se ekonomia shqiptare vijon të shfaqë qëndrueshmëri, por për ta ruajtur këtë ritëm dhe për ta kthyer në zhvillim afatgjatë nevojiten reforma më të shpejta dhe investime më të mëdha në kapitalin njerëzor.

Duke folur gjatë prezantimit të raportit ekonomik rajonal, Paolucci theksoi se sfidat kryesore lidhen me rritjen e produktivitetit dhe përfshirjen më të gjerë në tregun e punës, në një kohë kur vendi përballet me tkurrje të fuqisë punëtore.

“Rritja ekonomike e Shqipërisë parashikohet të ngadalësohet, sepse çmimet më të larta të energjisë dhe ndërprerjet e tregtisë të lidhura me situatën në Lindjen e Mesme po ndikojnë negativisht në fuqinë blerëse. Ruajtja e trendit të rritjes ekonomike, në kushtet kur fuqia punëtore po tkurret, kërkon mobilizimin e kapitalit njerëzor të pashfrytëzuar, përmes reformimit të skemave të përfitimeve, lehtësimit të kufizimeve për kujdesin ndaj fëmijëve, forcimit të formimit profesional dhe zgjerimit të punësimit për të rinjtë dhe gratë”, tha ai.

Në projeksionet e institucionit, rritja ekonomike e Shqipërisë për vitin 2026 parashikohet në 3.4%, ndërsa në 2027 pritet të arrijë në 3.7%, megjithatë këto vlerësime mbeten të ndjeshme ndaj zhvillimeve globale, përfshirë zgjatjen e konflikteve në Lindjen e Mesme.

Sipas raportit, rritja aktuale është mbështetur kryesisht nga shërbimet dhe ndërtimi, me turizmin si një nga motorët kryesorë të ekonomisë. Ndërkohë, inflacioni ka mbetur nën objektivin e Bankës së Shqipërisë dhe borxhi publik ka vijuar rënien, duke zbritur në 53.2% të PBB-së në fund të vitit 2025.

“Shqipëria mbetet një ndër vendet e rajonit me emigrimin më të lartë për frymë dhe ata që qëndrojnë përballen me pengesa të vazhdueshme në tregun e punës. Kujdesi dhe përgjegjësitë familjare mbajnë gratë jashtë këtij tregu, veçanërisht grupmosha 25–54 vjeç, ndërsa papunësia tek të rinjtë është në nivelin 21.5%, mbi mesataren e BE-së që është 14.7%. Ekonomia e Shqipërisë vijon të tregojë qëndrueshmëri, por ruajtja e këtij momenti kërkon reforma të guximshme strukturore. Rruga përpara është e qartë: përshpejtimi i reformave drejt anëtarësimit në BE, më shumë investime në kapitalin njerëzor dhe infrastrukturën digjitale, si dhe mobilizimi i kapitalit privat do të nxisë investimet, krijojë vende pune dhe përshpejtojë konvergjencën me BE-në”, thuhet në Raportin e Rregullt Ekonomik për Ballkanin Perëndimor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.