Banka e njohur franceze bie pre e sulmit kibernetik, dëmi 118 milionë euro
Banka franceze Crédit Mutuel Arkéa tha të martën se ishte goditur nga një sulm kibernetik që lejoi “transaksione mashtruese”, duke shtuar se incidenti “tani ishte nën kontroll” dhe se nuk do të kishte pasoja financiare për klientët e saj.Sipas gazetës Le Télégramme, humbjet e bankës nga sulmi kibernetik vlerësohen në 133 milionë dollarë (rreth 118 milionë euro).
Sipas mediave franceze, incidenti u zbulua nga “ZachXBT”, një studiues amerikan që vepron nën një pseudonim dhe puna e të cilit njihet ndërkombëtarisht në fushat e sigurisë së kriptomonedhave dhe pastrimit të parave.ZachXBT njoftoi pardje se një “entitet i Bashkimit Evropian dyshohet” se ka humbur “106 milionë dollarë”. Dje, të martën, ai sqaroi se kishte “zbuluar tërheqje shtesë prej më shumë se 27 milionë dollarësh”, duke zbuluar njëkohësisht identitetin e bankës franceze.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.