Ekonomia

Banka e Shqipërisë liçenson shërbimin M-PESA

Të gjithë përdoruesit e telefonisë së lëvizshme në vend, perfshirë dhe atë pjesë të popullsisë që nuk ka llogari bankare, do të kenë mundësi të perfitojne nga transfertat e parave elektronike duke pasur mundësinë të depozitojnë para elektronike, te dërgojnë të holla për familjarët dhe miqte, të paguajnë fatura, të blejnë paketa komunikimi, nëpërmjet aparatit celular, në një mënyrë të sigurtë, të shpejtë dhe me çmime konkuruese kurdo dhe kudo që të ndodhen.

Telefoni-Lumia-830-do-të-dalë-në-treg-këtë-javëBanka e Shqipërisë ka liçensuar zyrtarisht Vodafone M-PESA për ofrimin e shërbimeve të parave elektronike. Pas më shumë se dy vitesh pune për përshtatjen dhe strukturimin e këtij shërbimi, M-PESA është në prag të prezantimit në treg si një nga zgjidhjet e suksesshme të parave elektronike në botë. Shqipëria do ti bashkohet shteteve të tjera që kanë prezantuar M-PESA gjerësisht dhe suksesshëm me një numër prej më shumë se 17 million abonentësh në të 4 kontinentet. Shqipëria është i dyti shtet Europian që do të nisë sherbimet M-PESA pas Rumanise e cila filloi ofrimin e sherbimive ne Prill 2014.

Me një investim prej rreth 3 Million Euro, M-PESA do të mund të përdoret nga të gjithë abonentët e telefonisë celulare pavarësisht operatorit që përdorin. Ky sistem pagesash nëpërmjet celularit qe është i përshtatshëm për çdo tip celulari, do ti mundësojë abonentëve të kenë një llogari parash elektronike në telefonin e tyre me anë të të cilit do të jenë në gjëndje të dërgojnë dhe marrin para nga rrjetet kombëtare dhe ndërkombëtare, të paguajnë fatura dhe komunikim kudo që të ndodhen me çmimet më të favorshme në treg, më shpejt, më sigurtë dhe më lirë se metodat e ngjashme ekzistuese në tregun shqiptar. M-PESA është një zgjidhje që i jep mundësinë klientëve të kryejnë transferta lehtësisht pa pasur nevojën të kenë një llogari bankare apo kontakt me bankën.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button