☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 100.20 ▲0.3%
ARI 4,073 ▼0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,957 ▲ +1.23% ETH $2,351 ▲ +1.79% XRP $1.3255 ▲ +2.43% SOL $101.3700 ▲ +0.88%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 100.20 ▲0.3 % ARI 4,073 ▼0.04 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 100.20 ▲0.3 % ARI 4,073 ▼0.04 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
28 Tet 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Banka Popullore e Maqedonisë: Importet ushqimore 551 milionë euro, më i larti në 10 vitet e fundit

bbbbSpeca, tranguj, patëllxhan, kunguj, të gjitha këto perime gjenden me bollëk në tregjet në të gjithë vendin. Sipas agro-ekonomistëve, një pjesë e kulturave janë kultivuar këtu, por një pjesë e madhe janë sjellë nga jashtë si pasojë e tregtisë së lirë dhe transportit të shpejtë të mallrave. Ata thonë se këto kultura në dukje janë të mira, por nuk janë ushqyese dhe cilësore, si ato që i hamë verës, ose kur është sezoni perimeve.

“Ata kanë kushte adekuate, me energjensë të lirë dhe mund të prodhohen edhe në Evropë. Por të themi cilësia e një produkti të tillë që nuk është rritur në rrezet e diellit, nuk është e shëndetshme. Ngjyra, madhësia e frutave është marrë në mënyrë artificiale përmes hormoneve, përmes trajtimeve të ndryshme, pjekjes së përshpejtuar. Edhe ne kur konsumojmë një produkt të tillë, fusim diçka që e ha njeriun, dhe jo njeriu ta hajë atë”, tha Jovan Azhderski, profesor universitar.

Ekspertët vlerësojnë se në vend të prodhimit vendor, shumica e tezgave në tregje janë plotë me fruta dhe perimeve të prodhuara jashtë vendit. Për të reduktuar hyrjen e ushqimit me cilësi të dobët, sipas agroekonomistëve duhet kontroll më i madh i cilësisë së tyre. Rritjen e importit të ushqimit e tregojnë të dhënat e fundit nga Banka Popullore e Maqedonisë. Vitin e kaluar kemi importuar produkte ushqimore me vlerë prej 551 milionë euro. Ky është një rekord në 10 vitet e fundit. Në vitin 2005, importet ishin 276 milion dhe që atëherë tendenca është në rritje.

Në krahasim me eksportet, importet ushqimore pothuajse janë dyfishuar. Sipas Entit shtetëror për statistikë, në tremujorin e katërt të vitit 2015, blerja dhe shitja e prodhimeve bujqësore është rritur me 7.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Rritje të blerjes dhe shitjes ka te bimët industriale dhe te ato kopshtare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.