Lajmërohet i dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt: I gjallë nuk dorëzohem…
Gazetari Ermal Panduri ka bërë të ditur detaje lidhur me arratisjen e Albert Sylajt, kunatit të Arlinda Zekajt, i dyshuar për vrasjen e saj.
Panduri në “Debat Plus”, ka deklaruar se Sylaj ka komunikuar me Policinë gjatë kohës sa është në arrati, duke u dërguar zyrtarëve policorë mesazhe kërcënuese.
Sipas asaj që bëri të ditur Panduri, i dyshuari u ka thënë zyrtarëve policorë se nuk do të dorëzohet i gjallë dhe se do t’i vrasë edhe ata.
Kujtojmë se Albert Sylaj dyshohet për vrasjen e kunatës së tij, Arlinda Zekaj, teksa i njëjti vazhdon të jetë në arrati.
– YouTube www.youtube.com
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.