☁️
Tiranë 10°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,529 ▲2.92%
DOW 46,343 ▲2.49%
NASDAQ 21,592 ▲3.83%
NAFTA 102.04 ▼0.82%
ARI 4,714 ▲3.44%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,912 ▲ +2.05% ETH $2,097 ▲ +3.62% XRP $1.3455 ▲ +1.79% SOL $82.6700 ▲ +0.23%
S&P 500 6,529 ▲2.92 % DOW 46,343 ▲2.49 % NASDAQ 21,592 ▲3.83 % NAFTA 102.04 ▼0.82 % ARI 4,714 ▲3.44 % S&P 500 6,529 ▲2.92 % DOW 46,343 ▲2.49 % NASDAQ 21,592 ▲3.83 % NAFTA 102.04 ▼0.82 % ARI 4,714 ▲3.44 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Bankat rrisin nivelin e kapitalizimit, në fillim të marsit

Duke filluar nga muaji mars, bankat në Shqipëri duhet të kenë nivele më të larta të kapitalizimit.

Muajin e ardhshëm do të hyjnë në fuqi ndryshimet e para të parashikuara në rregulloren “Për shtesat makroprudenciale të kapitalit”, që u miratua nga Banka e Shqipërisë vitin e kaluar.

Shtesa e parë, që aplikohet nga marsi i këtij viti, do të jetë me 0.5% në vit deri në arritjen e një rritjeje maksimale prej 2.5% në vitin 2024.

Shtesa tjetër që hyn në fuqi qysh këtë vit do të përfshijë vetëm një grup të veçantë bankash, ato me rëndësi sistemike. Për bankën më të madhe, shtesa në mjaftueshmërinë e kapitalit do të jetë 2%, ndërsa për tre bankat e tjera rritja është proporcionalisht më e ulët.

Shtesat e tjera makroprudenciale të parashikuar janë ato kundërciklike dhe shtesat e lidhura me rrezikun sistemik.

Shtesa kundërciklike parashikon një rritje të kërkesave për kapital. Për vitin 2020, nuk do të aplikohen shtesa kundërciklike të kapitalit, sepse Banka e Shqipërisë nuk ka gjykuar se ekzistojnë ende rreziqe të lidhura me rritjen e shpejtë të kreditimit.

Në fundin e vitit të kaluar, raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit së sistemit bankar ishte 18.3%, nga 12% që është niveli minimal i kërkuar. Me hyrjen në fuqi të shtesave të reja, nga muaji mars, pritet që raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit të kalojë kufirin e 19%.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.