☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 26 Tetor 2026
S&P 500 7,672 ▲0.64%
DOW 52,273 ▲0.11%
NASDAQ 26,177 ▲0.85%
NAFTA 102.05 ▼1.18%
ARI 4,036 ▲0.7%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $80,162 ▼ -0.81% ETH $2,322 ▼ -1.55% XRP $1.2959 ▼ -0.74% SOL $101.2200 ▼ -0.69%
S&P 500 7,672 ▲0.64 % DOW 52,273 ▲0.11 % NASDAQ 26,177 ▲0.85 % NAFTA 102.05 ▼1.18 % ARI 4,036 ▲0.7 % S&P 500 7,672 ▲0.64 % DOW 52,273 ▲0.11 % NASDAQ 26,177 ▲0.85 % NAFTA 102.05 ▼1.18 % ARI 4,036 ▲0.7 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
26 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

“Bankers Petroleum” rrit prodhimin, shitjet dhe të ardhurat

Kompania “Bankers Petroleum” rriti me 15% prodhimin mesatar të naftës, rriti shitjet me 17% dhe të ardhurat me 18% më shumë në 3-mujorin e dytë, krahasuar me të parin.

Të dhënat e sapopublikuara nga kjo kompani, bëjnë të ditur se prodhimi mesatar per tre-mujorin e dytë arriti në 20,630 fuçi naftë/ditë, me rreth 15% më lartë, krahasuar me tre-mujorin e kaluar dhe 15% më shumë ndaj 3-mujorit të dytë 2013. Prodhimi kryesor merret nga vendburimi i Patos-Marinëz, me një rritje prej 4.2% më shumë se mesatarja e prodhimit në tre-mujorin e dytë.
Për tre-mujorin e dytë shitjet ishin mesatarisht rreth 21,620 fuçi naftë/ditë me rritje 17% kundrejt tremujorit të parë dhe 20% rritje, krahasuar me 3-mujorin e dytë 2013.
Si 6-mujor, shitjet e naftës arritën në 20,036 fuçi naftë/ditë, me rritje 16% kundrejt së njëjtës periudhë të vitit të kaluar. “Bankers Petroleum” ka shpuar 42 puse në 3-mujorin e dytë, ku 39 puse janë horizontalë prodhues dhe 3 puse horizontal lateralë të ri-shpuar në vendburimin Patos-Marinëz.
Sipas të dhënave financiare, të ardhurat në 3-mujorin e dytë arritën 171 milion usd me rritje 18% ndaj 3-mujorit të parë 2014 dhe 29% nga 3-mujori i dytë 2013.
Kompania pagoi si rentë minerare në buxhet shumën prej 25 milionë usd (15% e të ardhurave). Burimet e saj bënë të ditur gjithashtu se kompania ka marrë rimbursim për TVSH-në në vlerën 31 milionë usd, nga 52 milionë usd si total të vlerës së TVSH-së në fund të 3-mujorit të dytë, që duhet t’i rimbursohet.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.