☀️
Tiranë 12°C · Kthjellët 21 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.23 ▲2.8%
ARI 4,575 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
₿ CRYPTO
BTC $70,614 ▼ -0.79% ETH $2,152 ▼ -0.57% XRP $1.4409 ▼ -1.32% SOL $89.9200 ▲ +0.18%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
21 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Bankingu Dixhital, përdorimi i parasë fizike gjeneron kosto të larta për sistemin bankar

Në mbledhjen e dytë të Komitetit Kombëtar të Sistemit të Pagesave, zv.guvernatorja e Bankës së Shqipërisë zj. Elisabeta Gjoni, si kryetare e këtij Komiteti, theksoi rolin që luajnë sistemet dhe instrumentet e pagesave në aktivitetin ekonomik dhe rëndësinë e funksionimit të këtij institucioni.
znj. Gjoni u ndal më në veçanti në projektet që Banka e Shqipërisë planifikon të ndërmarrë në bashkëpunim me Bankën Botërore në kuadër të promovimit të sigurisë dhe efikasitetit të sistemeve dhe instrumenteve të pagesave.

E pranishme në takim, Ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike, zj. Milena Harito prezantoi zhvillimet më të fundit lidhur me projektet e ndërmarra në fushën e dixhitalizimit të shërbimeve qeveritare nga ana e Ministrisë dhe vlerësoi me rëndësi të veçantë krijimin e urave të komunikimit mes shoqërive utilitare dhe bankave tregtare për realizimin e tyre. Në këtë kuadër, ministrja Harito theksoi se promovimi i mënyrave inovative të pagesave, si ato me celular, vlerësohet të jenë e ardhmja e pagesave. Në fund, zj. Harito veçoi rëndësinë e përdorimit të firmës elektronike në shërbimet bankare.
Zj. Elona Gjebrea, Zëvendësministre e Punëve të Brendshme, diskutoi mbi zhvillimet lidhur me projektin e krijimit të regjistrit elektronik të Gjendjes Civile dhe Adresarit nga ana e Ministrisë, duke përshkruar kryesisht funksionalitetet dhe përfitimet kryesore, ku një nga palët kryesore të interesuara është sistemi bankar.

Nga ana tjetër, Zëvendësministri i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë, Turizmit dhe Sipërmarrjes, z. Ervin Mete, prezantoi kompetencat e Ministrisë që përfaqëson, në kuadër të mbrojtjes së konsumatorëve nga pikëpamja e shërbimeve bankare dhe rëndësinë e krijimit të strukturave dhe procedurave të ngjashme me ato të Bashkimit Evropian. Në këtë kuadër, Zëvendësministri nënvizoi nevojën për bashkëpunim midis Bankës dhe MZHETTS për transpozimin e disa direktivave dhe rregulloreve të rëndësishme të fushës.

Më tej, gjatë mbledhjes u prezantuan nga ana e Bankës së Shqipërisë arritjet e tre projekteve të ngritura nga rekomandimet e mbledhjes së parë. Më konkretisht, në kuadër të standardizimit të urdhërpagesës u prezantua formati i dakordësuar midis bankave, i cili bazohet në standardet e SEPA”-s. Në lidhje me debitimin direkt ndërbankar u prezantuan arritjet e deritanishme, si dhe hapat e nevojshëm për përfundimin e këtij projekti.

Gjithashtu, në takim u theksua edhe një herë fakti se kuadri ligjor dhe rregullativ i Bankës së Shqipërisë nuk krijon barriera për zbatimin e nënshkrimit elektronik dhe u nënvizua se Banka e Shqipërisë do të marrë të gjitha masat e nevojshme në këtë drejtim.
Së fundi, përfaqësuesit e Bankës Botërore prezantuan rezultatet paraprake të studimit të kostove të instrumenteve të pagesave nga kahu i kërkesës. Gjetjet e këtij studimi theksuan se cash-i përbën mjetin më të kushtueshëm të pagesës dhe lëvizja nga pagesat cash në ato elektronike mund të ndihmojë ndjeshëm në rritjen e produktivitetit efektiv.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.