Kronika

Ish- ministri i Brendshëm, Flamur Noka, ka pasur ofertë për të qenë agjent i UDB

Ish-ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Flamur Noka, ka pranuar se ka marrë një ofertë zyrtare për të qenë agjent i UDB, duke qëndruar në ish- Jugosllavi në vitin 1991, dhe duke siguruar një punë të mirë atje.

Në deklaratat e tij zyrtare para policisë shqiptare në vitin 1991, ai ka pranuar se UDB i ka bërë ofertë të qëndrojë në ish- Jugosllavi, duke i siguruar punë të mirë, por ai ka kërkuar të kthehet në Shqipëri. Në deklaratën e tij, nuk thuhet se ai nuk ka pranuar të punojë për UDB në Shqipëri.

Sipas deklaratave të tij para organeve zyrtare shqiptare, Flamur Noka thotë se ai i është përgjigjur interesimit të UDB për ngjarjet në Shqipëri, themelimin e Partisë Demokratike, kush janë njerëzit që drejtojnë Partinë Demokratike, kush i ka nxitur ngjarjet e “Shkollës së Bashkuar” dhe rrëzimin e monumentit të Enver Hoxhës, si dhe për zhvillimet në fshatin e tij.

Ai thotë se është pyetur për zyrtarë që drejtonin sgurimin në fshatin e tij, për PD-në, dhe pas kësaj është deportuar në Shqipëri. Interesante është se Flamuri ka pranuar se pas gjithë këtyre akteve, ka gisht PD.

Interesant po ashtu është fakti që Flamuri ka fshehur në CV-në e tij dhe faktin që di serbisht, pasi në deklaratën para policisë ka thënë se i “kuptoja kur flisnin serbisht, pasi kam bërë shkollën e mesme në Shishtavec, që është një fshat me origjinë gorane, që flasin sllavisht”. Të gjitha këto janë deklarata të tij zyrtare para organeve të policisë së shtetit shqiptar, pasi ishte arrestuar dhe mbajtur për disa javë në burg nga polica sekrete e ish- Jugosllavisë.

Gazeta TemA ka 24 orë që i ka kërkuar ish- ministrit të Brendshëm të bëjë një deklaratë zyrtare dhe të pranojë se ka fshehur të shkuarën e tij të dyshimtë jo vetëm kriminale, por dhe të rrezikshme për Sigurinë Kombëtar, por ai deri në këto momente ka heshtur.

Gazeta TemA boton një pjesë të dëshmisë së tij, në pritje që prokurori i Përgjithshëm të bëjë detyrën dhe të zbatojë ligjin e dekriminalizimit, ku ky person, jo vetëm që e ka shkelur pjesën ku duhet të dëshmonte për arrestimin në ish- Jugosllavi dhe hetimin në Shqipëri, por ka fshehur dhe kontaktet e tij me UDB dhe faktin që u ka dhënë atyre informacionet që i kanë kërkuar.

Ndërkohë, Partia Socialiste në mënyrë të çuditshme ka heshtur, si ndaj këtij rasti, ashtu dhe rastit të Mhill Fufit, që janë dy raste për të cilat duhet t’u ndërpritet menjëherë mandati. (Tema)

Ndërkohë, Partia Socialiste në mënyrë të çuditshme ka heshtur, si ndaj këtij rasti, ashtu dhe rastit të Mhill Fufit, që janë dy raste për të cilat duhet t’u ndërpritet menjëherë mandati. (Tema)

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button