Tiranë 10°C · Pjesërisht vranët 31 March 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 101.76 ▼1.09%
ARI 4,708 ▲3.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,996 ▲ +2.01% ETH $2,103 ▲ +3.84% XRP $1.3448 ▲ +1.55% SOL $82.9900 ▲ +0.17%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 101.76 ▼1.09 % ARI 4,708 ▲3.3 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 101.76 ▼1.09 % ARI 4,708 ▲3.3 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Kronika

“Bankomati” çon në pranga drejtorin e IKMT-së në qarkun e Dibrës dhe administratorin e një kompanie

Policia e Shtetit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Bankomati”, ku si rezultat kanë rënë në pranga Drejtori i IKMT-së në qarkun Dibër dhe administratori i një kompanie që operon në fushën minerare po në këtë qark.
Operacioni është ndërmarrë në kuadër të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e  korrupsionit nga Njësia për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë (SPAK).

“U arrestuan L. M., 56 vjeç,  banues në Tiranë, me detyrë Drejtor i IKMT-së në qarkun e Dibrës.

E.E., 34 vjeç, banues në Tiranë, adminstrator i një kompanie që operon në fushën minerare në qarkun Dibër.

Arrestimi i këtyre personave u bë pasi shtetasi L.M,  në cilësinë e Drejtorit të IKMT, në Qarkun e Dibrës, ka abuzuar me detyrën duke marrë ryshfet nga shtetasi E. E, adminstratori i kompanisë , shumën prej 50.000 lekë të rinj, për të mos filluar procedurën për shkeljen e konstatuar tek ky subjekt nga grupi i kontrollit për mungesën e dokumentacionit, si lejen mjedisore e dokumente të tjera”, njofton policia.

Në cilësinë e provës materiale shtetasit  L. M, iu sekuestruan 50.000 lekë të rinj të cilat ja kishte dhënë shtetasi E.E. Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit L.M, policia gjeti dhe sekuestroi  në cilësinë e provës materiale 29.500 Euro, 1300 Dollarë dhe 896.000 lekë të rinj.

Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, si të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.