Politika

Basha akuzon Ramën: Frymëzoi Shullazin të më kërcënonte mua. Reagon Kryeministri

‘Dua t’i bëj të ditur Kryeministrit të vendit, se asnjë përpjekje e tij, asnjë kërcënim përmes krimit dhe banditëve të tij, nuk ka për të pasur sukses’. Lulzim Basha u duk shumë i vendosur, por i qetë, kur akuzoi direkt Kryeministrin Edi Rama për kërcënimin fizik të tij prej Emiljano Shullazit.

1420896900bashakonferenca0212Kreu i opozites nuk ka asnje dyshim, se Kryeministri synon te vendose ate qe e quan rregjim te heshtjes, duke i mbyllur gojen opozites, sipas skemes se dhunes, “nuk keni pare asgje akoma”, te paralajmeruar diten e betimit ne parlament. Një skeme, që siç thote kreu i Partise Demokratike u pasua edhe me agresione fizike te opozites ne Parlament.

“Pak ditë më parë, Edi Rama ka hedhur hapin tjetër, duke frymëzuar një bandit si Emiliano Shullazi, i cili rrethohet gjithë ditën nga favore qeveritare, që të kërcënojë sërish opozitën, konkretisht mua si Kryetar i Partisë Demokratike.Edi Rama nuk po kupton, se skema e tij është dështake. Partia Demokratike nuk ka pasur asnjë ditë të sajën takim me frikën. Dhe nuk do të ketë kurrë një takim të tillë”, tha Basha.

Ne fund te deklarates se tij, kreu i opozites kishte edhe nje mesazh per qytetaret.

“Une i bëj sot me dije qytetatarëve të vendit, demokratëve dhe gjithë qytetarëve pavarësisht bindjeve politike, se ne do të jemi këtu çdo orë më të vendosur se kurrë për tu përballur me të keqen. Do të zhvillojmë betejën tonë me lidhjet kriminale dhe do të çojmë përpara dekriminalizimin e qeverisjes, politikës dhe sferës publike në tërësi. Do të dështojë pra me turp çdo skenar i Edi Ramës dhe xhahilëve të tij”, u shpreh Basha.

Rama: Kreu i PD, peng që meriton keqardhje

Ka reaguar pas deklaratës së të shtunës së kryetarit të Partisë Demokratike, Kryeministri Rama, i cili reagimin e nis me një shprehje të Emmanuel Kant që thotë: Kur shpif ndaj tjetrit, thua gjera qe i ke bere apo je ne gjendje t’i besh vete!

“Shpifin duke na akuzuar, thotë Rama duke me akuzuar, per çfare kane bere vete! U duket se ne jemi njesoj si ata dhe tanime qe jemi ne qeveri, bejme ate qe benin ata vete; bashkeqeverisim me krimin; e perdorim policine si ure lidhese me krimin; perdorim kriminelet per te trembur opozitën.

Rama i kujton kreut të demoktatëve Basha se “Eshte e dokumentuar se individi me rekorde kriminale per te cilin na akuzojne, me akuzojne – me shpifje per te cilat dy padi penale e civile jane rruges -, ka qene aktiv ne prishjen e aktiviteteve tona elektorale ne betejen e famshme te 2011 per Tiranen”.

Rama thekson në reagim se “Nuk do t’i kerkoj zyres sime juridike te shkruaje padine e dyfishte edhe per Lulzim Bashen, njesoj si per dy bashkepunetoret e tij me te ngushte ne lidershipin e PD – vajmedet PD ku te lame e ku na mbete” Sepse,- sqaron kryeministri – ndryshe nga ata dy prototipat e rrugaçerise politike qe ka ne krah, kryetari i sotem PD eshte peng i trishtueshem dhe i shumefishte qe meriton vetem keqardhje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button