☁️
Tiranë 9°C · Vranët 18 March 2026
S&P 500 6,716 ▲0.25%
DOW 46,993 ▲0.1%
NASDAQ 22,480 ▲0.47%
NAFTA 92.48 ▼3.19%
ARI 4,991 ▼0.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $74,227 ▲ +0.21% ETH $2,330 ▲ +1.07% XRP $1.5255 ▼ -0.22% SOL $94.1600 ▲ +0.73%
S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 92.48 ▼3.19 % ARI 4,991 ▼0.35 % S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 92.48 ▼3.19 % ARI 4,991 ▼0.35 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Politika

Basha: Azem Hajdari është gjallë, sepse e gjallë është kurajo e tij

Partia Demokratike ka përkujtuar sot 17 vjetorin e vrasjes së liderit të dhjetorit, Azem Hajdari.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha,  në një prononcim për mediat para memorialit të Azem Hajdarit,  u shpreh se “sot ne nderojmë martirin e demokracisë, liderin e Lëvizjes Studentore të Dhjetorit, njeriun që vrau frikën dhe me frikën e hedhur tok, shpërndau kurajon e njërëzve të lirë nga Jugu në Veri”.

“Diktatura nuk ia fali kurrë Azem Hajdarit, përmbysjen e madhe dhe të parikthyeshme, kthimin e lirisë së qytetarit në themel të një shoqërie, mposhtjen e frikës, ekzaltimtimit të kurajos qytetare. Ndaj krimi i lidhur me pushtetin, shkuli Azem Hajdarin nga gjiri i demokratëve dhe i qytetarëve të lirë me 12 shtator 1998, por nuk e shkuli nga mirënjohja e demokrateve, mirënjohja e një kombi të tërë, nga nderimi i veprës së tij të pa vdekshme”, tha Basha.

_MG_9224Basha u shpreh se “Azem Hajdari është gjallë, sepse e gjallë është kurajo, vendosmëria e tij, për të mos lëshuar liritë e fituara në dhjetorin e vitit 1990-të. Azem Hajdari është gjallë, sepse e gjallë është forca kreshnike e tij në Partinë Demokratike për t’u prirë edhe një herë dhe për ta mposhtur krimin e lidhur me pushtetin dhe pushtetin e bërë njësh me krimin”.

_MG_9268Azem Hajdari ishte udhëheqës i Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990, që çoi në përmbysjen e regjimit komunist në Shqipëri dhe vendosjen e pluralizmit politik. Ai ishte një nga themeluesit e Partisë Demokratike të Shqipërisë, partia e parë opozitare dhe Kryetar i Komisionit Nismëtar të krijimit te kësaj partie. Azem Hajdari ishte deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë që nga viti 1991 e deri sa u vra në shtator të vitit 1998, si dhe Kryetar i Komisionit të Mbrojtjes ne Kuvend.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.