Politika
Basha: Betejat e demokacisë, rritja e korrupsionit dhe kontrabandës
Luftë frontale korrupsionit dhe kontrabandës është shprehur kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në mbledhjen e grupit. Kryeministri, tha Basha, ka urdhëruar përgatitjen e rishikimit të buxhetit në mënyrë hajdutçe.
“Do të heqin investimet në shkolla e cerdhe, sepse paratë janë vjedhur. 150 milionë dollarë që iu vodhën në tatime e dogana nuk do të shkojnë për shqiptarët, sepse i kanë vjedhur për vete. i kanë bërë shuka shuka në dysheqet e zuzarëve dhe horrave. Ndonjë cironkë prangoset herë pas here për sy e faqe, ndërsa balenat fryhen. U rritën cmimet, aciza dhe po rritet varfëria e papunësia. Investimet e huaja janë pranë zeros, kreditë e brendshme në pikiatë. Kjo është skema”, tha Basha.