Politika

Basha: Gati ta amendojmë Vettingun pa pritur Kushtetuesen

Kreu i PD-së tha sot se fton Edi Ramën të amendojnë ligjin e Vettingut pa patur nevojë për vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Lidhur me Vettingun unë dhe Partia Demokratike jemi gati të amendojmë ligjin pa patur nevojë që të presim Gjykatën Kushtetuese. Kushtetuta thotë që Vettingun duhet ta bëjë Kuvendi, kurse Edi Rama do ta bëjë ai vetë. Ai e ka Vettingun pretekst për të mbuluar dështimin e tij. Zgjidhja është e thjeshtë dhe mund të bëhet që tani duke respektuar Kushtetutën e vendosur me konsensus”, deklaroi në një konferencë për mediat, Basha.

Basha tha se qeveria po krijon armiq imagjinarë për t’iu shmangur, sipas tij, gjendjes së krimit dhe drogës në vend.

Reagimi i kreut demokrat mbërriti pas fjalës së mbajtur nga Kryeministri Edi Rama pas kthimit nga vizita në Gjermani dhe takimit që pati atje me Kancelaren Angela Merkel.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button