Politika

Dekriminalizimi, LSI-ja nuk ndryshon qëndrim. Vasili: Duhet konsensus

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, në një deklaratë për shtyp paraditen e së mërkurës, përsëriti edhe një herë tjetër se qëndrimi i partisë së cilës ai i përket në lidhje me dekriminalizimin, nuk ka ndryshuar.

“Qëndrimi ynë për çështjen e dekriminalizimit mbetet i pandryshuar. Nisma për dekriminalizimin ka nevojë për konsensus të gjerë. 90% e drafteve të paraqitura për dekriminalizimin janë të njëtja. Për ato që nuk ka dakordësi, do i drejtohemi Komisionit të Venecias. Ai opinion do të jetë i padiskutueshëm për të gjitha palët. Po ecim drejt një procesi që ecën shpejt dhe i jep fund një debati të panevojshëm”, u shpreh Vasili.

Nënktyetari i LSI-së shtoi se “çdo nismë për ndryshimet kushtetuese duhet të kalojë nga komisioni i posaçëm parlamentar për këtë çështje”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button