Tiranë 15°C · Pjesërisht vranët 18 March 2026
S&P 500 6,716 ▲0.25%
DOW 46,993 ▲0.1%
NASDAQ 22,480 ▲0.47%
NAFTA 94.15 ▼1.44%
ARI 4,983 ▼0.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $73,939 ▲ +0.29% ETH $2,312 ▲ +0% XRP $1.5114 ▲ +0.17% SOL $93.8500 ▲ +0.31%
S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 94.15 ▼1.44 % ARI 4,983 ▼0.51 % S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 94.15 ▼1.44 % ARI 4,983 ▼0.51 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Politika

Basha në Facebook: 30 milionë dollarë firo në buxhetin e rishikuar

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka publikuar shifrat e Ministrisë së Financave për planin e të ardhurave, ku shprehet se firoja në buxhetin e rishikuar është 30 milionë dollarë.

“Ja konfirmimi zyrtar për 200 milionë dollarë kontrabandë, korrupsion dhe vjedhje në dogana dhe tatime. Edhe me buxhetin e rishikuar firoja është 30 milionë dollarë. Milionat për vete, kërbaçin për qytetarët. Çfarë përralle do rrëfejë kokoshi 200 milionësh tani?”, shkruan Basha.

Ministria e Financave deklaron se rishikimi i buxhetit ishte një domosdoshmëri për rritjen ekonomike dhe për t’iu përshtatur ndarjes së re të territorit.

“Ky akt normativ është i domosdoshëm për t’i dhënë zhvillimin e duhur rritjes ekonomike”, thotë ministri Cani.

Ndërsa lidhur me rënien e të ardhurave nga taksat dhe tatimet, ministri Cani u qëndroi argumentave të dhënë edhe më herët.

Sipas tij, të ardhurat kanë rënë për shkak të rritjes së Prodhimit të Brendshëm në sektorin bujqësor dhe atë energjetik, rënia e interesave në tregun bankar, që e vlerësoi si një sinjal të mirë për ekonominë pasi rënia e interesave rrit kreditimin dhe nga ulja e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.