Tiranë 12°C · Pjesërisht vranët 22 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.23 ▲2.8%
ARI 4,575 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855
₿ CRYPTO
BTC $68,694 ▼ -2.32% ETH $2,080 ▼ -3.2% XRP $1.3932 ▼ -3.25% SOL $87.2800 ▼ -2.59%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855
22 Mar 2026
Breaking
Politika

Basha në Fier: Programi i PD-së, investime publike dhe ulje taksash

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ndalur në qytetin e Fierit për të prezantuar programin e opozitës, për rikthim të parave të qytetarëve në xhepat e tyre dhe ulje taksash.

“Çelësi i programit tonë, kyçi i ofertës së Partisë Demokratike për të nesërmen është ky: paratë që sot përfundojnë në xhepat e oligarkëve t’ia kthejmë qytetarëve përmes investimeve publike, infrastrukturë, në shëndetësi, në arsim, në kopshte, në çerdhe, në ujësjellës, në vaditje, në subvencionime për bujqësinë. Dhe nga ana tjetër të ulim taksat me qëllim që qytetarët të kenë më shumë lekë për të shpenzuar për veten e tyre dhe familjet e tyre. Të fillojë dhe të rifillojë qarkullimi i lekut, të ringrihet ekonomia bazuar mbi parime të shëndosha ku parimi numër një është largimi i, kësaj klike të korruptuar, kësaj kuçedre të parave të shqiptarëve e cila kërkon gjithçka për vete dhe asgjë për qytetarët”, tha z. Basha.

Basha tha se për shqiptarët ka një alternativë më të mirë se largimi nga vendi, dhe kjo është rruga e rritjes së investimeve publike, që do të krijojë më shumë vende pune dhe vende pune me paga më të mira.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.