Basha në kongresin e CDU me ftesë të kancelares Angela Merkel
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të marrë pjesë në punimet e kongresit të CDU-së që mbahet në datat 9 dhe 10 dhjetor në Keln të Gjermanisë.
Partia Demokratike ka bërë të ditur sot nëpërmjet një njoftimi për mediat se kryetari i PD-së, Lulzim Basha është nisur për në Gjermani ku do të marrë pjesë në kongresin e CDU-së.
CDU është partia në pushtet në Gjermani në mandatin e saj të tretë, që ka arritur ta udhëheqë me sukses këtë vend në kohë të vështira për Europën.
Partia Demokratike ka raporte mjaft të ngushta bashkëpunimi me CDU dhe shkëmbime e projekte të përbashkëta gjithnjë e në rritje. Gjatë qëndrimit atje, Basha pritet të ketë takime me personalitetet më të rëndësishme të forcës qeverisëse të Gjermanisë.