Politika

Basha: Ngjarje e rëndë në Elbasan, policia e fsheh, dy patenta në një makinë në emër të Saimir Tahirit dhe 800 mijë euro

Lulzim Basha deklaron se Policia e Elbasanit është duke mbajtur të fshehur një ngjarje të rëndë të ndodhur në këtë qytet më datë 1 nëntor.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha, duke iu referuar “burimeve të sigurta”, shkruan se një shtetas është ndaluar nga një postbllok i policisë me dy dëshmi aftësie për drejtim automjeti në emër të Saimir Tahiri.

“Burime të sigurta informojnë se më datë 01/11/2017 është arrestuar nga Policia e Elbasanit shtetasi Orest Lefter Sota, banues në Tiranë, sepse nuk i ka ndaluar postbllokut të policisë. Gjatë kontrollit në automjet i janë gjetur dhe sekuestruar 800 mijë Euro dhe dy dëshmi aftësie për drejtim automjeti në emër të Saimir Tahirit”, shkruan Basha.

Kreu i PD thotë se rasti nuk është bërë publik nga policia.

“Duke dënuar ashpërsisht fshehjen e kësaj ngjarjeje kriminale nga Haki Cako dhe Fatmir Xhafa me urdhër të Edi Ramës, i kërkoj prokurorisë të hetojë e të mos shmangë nga përgjegjësia autorët dhe urdhëruesit e këtij akti mafioz”, deklaron ai.

I kontaktuar nga Tv Klan, ish ministri Tahiri është shprehur se për këtë problem tani për tani nuk mund të flas.

Related Articles

Nje koment

  1. Mbete llapaqen me keq se Berisha, mor dite zi. Ne degjuam dhe lexuam qe policia e elbasanit esht treguar korekte, ne vendin dhe kohen e duhur, Edhe pse drejtusi i mjetit esht larguar, , esht ndjekur dhe esht bllokuar.
    Esht kjo polici qe mbasi beri konrollin, jo vetem qe ska fshehur gje, por e denancoi ne prokurorin e rrethit Elbasan per hetim.
    Cyn ketu XHafa e Cakua. Sado te shpifesh, jo vetem qe je i pa besushem, se shqiptaret u njohin dhemb e dhemball, ci kini punuar ati populli, ju dhe Berisha, por svihet ne pushtet me intriga e mashtrime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button