Politika

Basha: PD me standard amerikan. 35% e kandidatëve për deputet do të jenë të rinj

Gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim në Institutin Republikan Amerikan. Basha foli për vendimin e marrë për zgjedhjen e kandidatëve për deputetë dhe kërkoi ndihmën e këtij instituti.
“Një javë para se të udhëtoja në SHBA, unë shpalla vendimin për t’i propozuar Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike diçka që është e pazakontë jo vetëm për Shqipërinë dhe Ballkanin, por për Europën që është diçka që ju jeni mësuar këtu në SHBA; 35 për qind që do të thotë 39 kandidatë për anëtarë Parlamenti nga Partia Demokratike e Shqipërisë në zgjedhjet e ardhshme do t’i përkasin një brezi vajzash e djemsh më të rinj se 35 vjeç të zgjedhur sipas stilit demokratik amerikan të primareve”, tha Basha.
Nga ana e tij, presidenti i Institutit Republikan Ameriakan, Mark Green, shprehu gatishmërinë për të mbështetur Partinë Demokratike në realizimin me standarde amerikane të debatit për përzgjedhjen e kandidatëve të rinj për deputet.
“Në Shqipëri ka ardhur koha për një demokraci të re. Kemi besim tek lidershipi juaj dhe nën lidershipin tuaj, zoti Basha gjërat do të ndryshojnë në Shqipëri”, i tha zotit Basha presidenti i IRA.
Basha ishte i ftuar nderi edhe në pritjen e organizuar nga Rrjeti i Profesionistëve dhe Sipërmarrësve Shqiptaro-Amerikan, APEN, me rastin e 25-vjetorit. Kreu i PD-së ka vlerësuar rolin e pazëvendësueshëm të SHBA-ve në anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, në Pavarësinë e Kosovës, vendosjen dhe ruajtjen  e normave dhe standardeve demokratike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button