☁️
Tiranë 15°C · Vranët 09 April 2026
S&P 500 6,824 ▲0.61%
DOW 48,173 ▲0.55%
NASDAQ 22,814 ▲0.79%
NAFTA 99.13 ▲5%
ARI 4,817 ▲0.82%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $72,128 ▲ +1.16% ETH $2,217 ▲ +0.18% XRP $1.3557 ▼ -0.12% SOL $83.8300 ▲ +0.71%
S&P 500 6,824 ▲0.61 % DOW 48,173 ▲0.55 % NASDAQ 22,814 ▲0.79 % NAFTA 99.13 ▲5 % ARI 4,817 ▲0.82 % S&P 500 6,824 ▲0.61 % DOW 48,173 ▲0.55 % NASDAQ 22,814 ▲0.79 % NAFTA 99.13 ▲5 % ARI 4,817 ▲0.82 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Politika

Basha pret nobelistin Yunus: Fonde për hapjen e bizneseve të reja dhe rritjen e punësimit

basha11Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, priti në një takim nobelistin Muhammad Yunus i cili është nismëtari i revolucionit financiar të mikrokreditimit. Në këtë takim Basha vlerësoi punën e Yunus nxitja e hapjes së bizneseve të reja dhe punësimi është prioritet i Bashkisë së Tiranës.

Kryebashkiaku Basha e njohu nobelistin Yunus me iniciativat e ndërmarra nga ana e Bashkisë së Tiranës, për të mbështetur hapjen e bizneseve të reja dhe zgjeruar ato ekzistuese, kryesisht nga të rinjtë. Bashkia e Tiranës ka vendosur një fond prej 1 milion eurosh, i cili shërben si fond garancie për bizneset e reja që hapen apo drejtohen nga të rinj, një skemë që përdoret për herë të parë nga pushteti vendor në Shqipëri.

Një tjetër iniciativë ku Bashkia e Tiranës ka investuar për herë të parë është “Crimson Capital”. Bashkia dhe donatorë të tjerë kanë vënë një fond prej 5.2 milionë dollarësh për kreditimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Tiranë.

Për shkak të situatës ekonomike që po kalon vendi dhe rritjes së vazhdueshme të taksave është bërë i vështirë, madje i pamundur suksesi i bizneseve të konsoliduara, pasi për hapjen e bizneseve të reja është thuajse e pamundur. Lufta për mbijetesë ka bërë që shumë biznese të mbyllin vende pune, ku më të prekurit janë të rinjtë.

Në këtë kuadër, krijimi i mundësive për të hapur një biznes, i shanseve për punësim është një nga synimet më të mëdha të Bashkisë së Tiranës,- theksoi kryebashkiaku Basha, duke shprehur dëshirën për të bashkëpunuar me “Yunus Social Business Albania”, për të nxitur nëpërmjet instrumenteve të përbashkëta, punësimin e të rinjve të cilët duan të ndërmarrin iniciativa private biznesi por e kanë të pamundur të kenë akses në tregun financiar.

Profesor Yunus ka mirëpritur ftesën e Bashës për bashkëpunim. Basha dhe Yunus ranë dakord për vënin në dispozicion të fondeve të përbashkëta, për hapjen e bizneseve të reja dhe rritjen e punësimit.

Nobelisti Yunus
Muhammad Yunus ka qenë profesor i njohur në “Chittangog University” në Bangladesh, një vend me varfëri ekstreme, gjë që e bëri atë të krijonte një skemë të mikrokreditimit të fermerëve të varfër në vendin e tij. Më pas, ai themeloi “Grameen Bank”. Përmes sistemit të mikrokreditimit, Yunus ka mbështetur mijëra njerëz në mbarë botën, nga ku 94% e përftuesve janë gra. Për këtë kontribut të madh në luftën kundër mjerimit dhe varfërisë, zotit Yunus i është akorduar çmimi “Nobel”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.