Politika

Basha priti Drejtorin Ekzekutiv të Bankës Botërore, Patrizio Pagano

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, priti sot Drejtorin Ekzekutiv të Bankës Botërore ne Wasington, Patrizio Pagano, me të cilin ndau shqetësimin për krizën ekonomike që ka përfshirë vendin për shkak të politikave të gabuara dhe arbitrare të qeverisë.

BASHA19Basha u shpreh se “qeveria ka vendosur standard të dyfishtë në zbatimin e ligjit dhe ka thelluar padrejtësinë sociale duke prishur në mënyrë selektive ndërtimet e pronat e qytetarëve, si dhe duke ndëshkuar po në mënyrë selektive qytetarët për borxhet e energjisë, duke favorizuar debitorët e mëdhenj të lidhur me, apo pjesë, e qeverisjes, si disa deputetë të mazhorancës.  Korrupsioni në rritje dhe depërtimi i krimit në vendimmarrje janë faktorë me impakt shumë negativ në gjendjen e përgjithshme ekonomike të vendit”, vuri në pah kryetari i opozitës.

Basha theksoi se “aktet e qeverisë janë bombë me sahat për ekonominë, pasi nuk janë reforma të mirëstudiuara dhe eficente, por masa afatshkurtra që kanë dhënë efekte negative, si në rastin e skemës së pensioneve.Të gjithë këto kanë ndikuar drejtpërdrejt që papunësia dhe varfëria të kapin në nivele alarmante.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button