Politika

Basha: Qeveria njohu dështimin në mbledhjen e të ardhurave

Kryetari i Partisë Demokratike thotë se mazhoranca u detyrua të pranojë mosmbledhjen e të ardhurave në dogana.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i demokratëve Lulzim Basha, thotë se atë që opozita ka muaj që e denoncon, qeveria e pranoi vetëm një ditë më parë dhe këtë e bëri duke manipuluar shifrat, pasi sipas tij, humbjet nga evazioni janë shumë më të larta se ajo e publikuar nga qeveria.

“Kemi muaj që flasim për mosmbledhje të ardhurash dhe qeveria hesht. Më në fund dje e pranuan, edhe pse duke e fshehur shifrën reale të evazionit e cila është shumë më e madhe se kjo e deklaruara”, shkruan Basha.

Për Lulzim Bashën, humbjet justifikohen vetëm me korrupsionin në radhët e qeverisë.

“Fshihen me gjithfarë justifikimesh, por e vërteta është se paratë që i mungojnë arkës së shtetit kanë përfunduar në xhepat e qeveritarëve. Fusin paratë e qytetarëve në xhep dhe u tregojnë burgun atyre që luftojnë për bukën e gojës”, thotë kreu i PD.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button