Politika
Basha: Rama të caktojë buxhetin në ndihmë të përmbytjes
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të shpall gjendjen e emergjencës dhe të caktojë buxhetin në ndihmë të përmbytjes.
Kryetari i PD-së Basha nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebok i përgjigjet kryeministrit Rama duke ju drejtuar që të lërë shfaqet e tij dhe fazat por tu përgjigjet qytetarëve të përmbytur duke caktuar buxhetin.
“Leri shfaqjet me “faza” dhe “plane” që si ke bërë akoma. Shpall emergjencen dhe cakto buxhetin në ndihmë të të permbyturve. Për përmbytjet në Serbi dhe Bosnje çele 200 mijë euro me vendim qeverie, për Fierin dhe Vlorën vetëm fjalë, shfaqje dhe rrëmuje”, shkruan Basha