Politika

Basha: Rama u mohoi arsimin 18 mijë maturantëve. Tani tallet me ta

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka deklaruar se, 18 mijë maturantë, mes tyre mijëra me rezultate shumë të mira dhe të shkëlqyera, vazhdojnë të jenë në ankthin e pritjes nëse do të arrijnë të ndjekin studimet sipas meritës dhe preferencës.

“Ata dhe prindërit e tyre që kanë sakrifikuar gjithçka për shkollimin e tyre nuk kanë asnjë përgjigje pse nuk janë vlerësuar rezultatet e shkëlqyera të fëmijeve të tyre. E ndërsa prisnin zgjidhje, autori i kaosit dhe pasigurisë së krijuar iu dhuroi një tjetër mashtrim dhe përqeshje, që në orët e para të mëngjesit”, ka deklaruar Basha.

Sipas tij, “nga bordi i një avioni privat, i shkëputur totalisht nga realiteti, Rama vazhdoi avazin e gënjeshtrave dhe talljeve me endrrat e mijëra të rinjve të cilëve ju ka vjedhur të ardhmen me aferat korruptive që fshihen pas pseudoreformës në arsim”.

“Për Ramën vlejnë vetëm milionat korruptive që fut në xhepat e tij dhe miqve të tij. Maturantët janë “viktimat” e radhës të pushtetit të tij të korruptuar”, ka thënë Basha.

Kreu i opozitës ka premtuar se, “transparencë, meritë-preferencë dhe mbështetje buxhetore do të kenë të rinjtë shqiptarë pas shfuqizimit të pseudoreformës Rama. Shqiperia, më mirë pa Edi Ramën”, ka shtuar Basha.

Related Articles

Nje koment

  1. Ore, lulezim sketera, po ku kini te dejte mrale ju mostra te elliqura, te flisni per rreformen ne aresim. Nese ka krim qe i beri keti vendi sali berisha , PD, dhe ju qe u qani hallin maturanteve, eshte . SHkaterimi i sistemit aresimore. SHikoni se cndodhi para tre vitesh. lejuate hapjen e universiteteve ne cdo qytet, pa asnje kriter. pa trupe pedagogjike te kualifikuar, pa paisje e mjete bashkkohore, vetem e vetem te rinjte te mernin nje diplome falso dhe sote skujte si hyne ne pune diploma te asaje kohe te zeze, per aresimimin e te rinjeve. Neper shkolla caktuat persona qe skishin aresimin perkates, vetem e vetem te punesonjit militantet e PD. Po te jape nje shembull, qe ta kuptoshe kete krim qe u bete te rinjeve. Nje bizesmen gjerman, para tre vjetesh ne kosove, kerkonte te punesonte pese te rinj te diplomuar, kryesishte ne ekonomi dhe elektronike. Nga 65 vete qe konkuruan, vetem kater vete e kaluan testin, apo intervjune. Ne kohen tuaje per turpin tuaje diplomate shiteshin rruges, pa qene asnje dite ne auditore. Me mijra te tjere sote rine rrugeve, ose mezi gjejne nonje pune, si kamarjere, roje apo diku tjeter. NJe miku time nga Pogradeci me tregonte, per djalin e tije qe ka lere dy diploma, nje ne Korce dhe nje ne Elbasane nenpunes, kryesishte infermjere me te mesme, pa vajtur ne universitet , paguan nga kater milion leke dhe muaren diplomat e shkolles te larte per infermjeri. Te kooruptuarit moren parate, shteti u demtua, sepse mbase kesaje u riti rrogen me 30 e 40 mije leke ne muaje, sepse u trajtuan me kuakifikim te larte, pa vajtur asnje dite ne universitetet, sice thuej me koorespodence.Tani qe qeveria Rama beri rreformen e duhur paer ta shpetuar brezin e ri nga kjo babezi, kukuvajkat , qajne eshajne se Rama po le brezin e ri , pa aresim te larte, kurre kriteret jane te dallushme dhe cilesore per cdo maturante, qe simbase rezultateve, dhe aftesive intelektuale, te shkollohet, atje ku e meriton,. Keshtu veprohet ne tere boten e zhvilluar. Perparesi i jepet elkselences, me pase vine shkallezimet e tjera, bile zbresin shume poshte, deri ne 6.5. Pa shikoni more te mjere se cpo bene qeveria Rama, per hapjen, nxitjen dhe zhvillimin e shkollave profesjonale, per te cilat ka nevoje tregiu i brendeshem dhe ai i jashtemi. SHikoni, sa profesjoniste kerkon GJermania, Kanadaja, e tetjera vende, te rinj profesjoniste. Prandaje, ju Basha, duhet ta ulni koken per shkaterimin e sistemit shkollore ne gjithe nivelet dhe ti kerkoni ndjese qytetareve, per ate shkaterim qe i bete aresimit ne pergjithesi dhe vecanerisht , ati te larte ne vecanti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button