Politika

Basha: Shqipëria nën ujë, qeveria paradë në salla. Rama-Meta mburojë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka ironizuar sot prezantimin e portalit të antikorrupsionit nga qeveria Rama, duke i kujtuar situatën ku ndodhet gjysma e Shqipërisë, e krijuar kjo nga përmbytjet. Sipas Bashës, në vend që Rama të vihej në krye të Shtabit të Emergjencës për t’ju ardhur në ndihmë banorëve të përmbytur, ai zgjedh të bëjë llogje para kamerave.

basha“Shqipëria nën ujë, qeveria paradë në salla. Në vend që të vihet në krye të Shtabit të Emergjencës për t’ju ardhur në ndihmë banorëve të përmbytur, kryeministri bën llogje para kamerave. Në vend që të vërë të gjitha resurset e shtetit në funksion të përballimit të emergjencës i mbledh zyrtarët si spektatorë guakë për recitalin e radhës”, thotë Basha.

Sipas kryeopozitarit, “Parada anti-korrupsion është një shfaqje e shpifur, ku ministrat e akuzuar për korrupsion, klientelizëm, për emërime të zyrtarëve me precedentë penalë, për favorizime të firmave të vëllezërve, fisit dhe klientëve ironikisht kërkojnë që të denoncohet korrupsioni tek ata. Asnjë zyrtar i lartë nuk ka shkuar para përgjegjësisë penale, cdo rast i denoncuar publikisht është marrë në mbrojtje sepse vetë dyshja Rama-Meta është simboli, mburoja dhe garancia e korrupsionit politik”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button