Politika

Basha-Soros: Shqipëria ka arritur standarde, por qeveria kërkon pushtet absolut

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, priti George Soros, në një takim ku u diskutua mbi situatën aktuale dhe sfidat e Shqipërisë.

foto-nga-takimi-bashaBasha tha se “Shqipëria ka bërë një përparim domethënës në këto 23 vite, por standardet e arritura po kërcënohen nga kursi antidemokratik  që ka  marrë qeveria, e cila është në kërkim të pushtetit absolut”.

Po ashtu, Basha e njohu z. Soros me ngushtimin e hapësirave institucionale për opozitën, me goditjen fizike dhe kërcënimin e përfaqësuesve të saj në sallën e Kuvendit, si dhe theksoi më tej se standardeve të demokracisë liberale në vend po i kanoset një rrezik i  madh nga presioni i përditshëm i qeverisë ndaj medias, shoqërisë civile dhe institucioneve të pavarura.

Duke u ndalur tek drejtësia, Basha shprehu shqetësimin e thellë se mazhoranca po e zëvendëson reformën në këtë sistem, me kapje të drejtësisë duke bërë shkarkime të paligjshme, duke emëruar militantë dhe duke i bërë presion të hapur gjyqtarëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button